Mbaje të shkretën, o turist!

22 Prill 2024, 14:42 / IDE NGA FLUTURA AçKA

Mbaje të shkretën, o turist!

Në sallēn e Mbërritieve të aeroportit shqiptar “Nënë Tereza” në Rinas nuk punon tualeti!!!

Tek prisja ditët e fundit bagazhet e mia në sallën e pritjes së aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, pranë meje dëgjova një të huaj që u ankua se kishte shkuar te tualeti i sallës, por nuk punonte. Ia tha si me të qeshur këtë shoqëruesve të tij, njëri prej të cilëve tha po me të qeshur:

- Welcome to Albania!

- Keep it! - ia hodhi tjetra dhe qeshi me të madhe. (Mbaje!)

Turisti që kërkonte tualetin erdhi rrotull dhe nisi te priste me ankth tek e çara e daljes së bagazheve. Në tonin e bisedës së tyre nuk kishte qortime, por unë u shkëputa dhe pyeta se cili ishte shefi në atë sallë. Nuk qenkësh aty dhe duhet të shpjegoja se përse e doja.

- Po ja, dua të di përse nuk ka tualet kjo sallë?

- Po ka atje jashtë, ka këtej, ka andej, - më shpjegoi një prej policëve që m’u duk më me rēndësi.

- Por kjo është sallë pritjeje dhe udhëtarët nuk mund të dalin jashtë pa bagazhet dhe ato mund të vonojnë.

- Por le ta mbajnë pak!

- Por ka që e mbajnë dhe ka që nuk e mbajnë dot! - thashë.

- Ç’të them, është prishur sot.

- É dini ju se sa para paguajnë shqiptarët për këtë aeroport?

- Nuk é di, por e marr me mend.

Bagazhet erdhën në ndërkohë dhe turisti që e “kishte prerë urina” mori drejt e nga dritarja valixhen e tij dhe vrapoi drejt daljes.

Të mos ketë tualet në një sallë pritjeje aeroporti është një gjë ç’njerëzore!
Po ç’bëhet me 10 milion turistët e gjorë që i shitëm prej muajsh si fitorja jonë é madhe!? Nuk po bëj komente, por rendis faktet:

1.Nga viti 2010-2024 shqiptarët kanë paguar mbi 700 milion euro për koncensionarin e aeroportit

2.Në vitin 2022 koncensionari ka mbi 13 milion euro fitim, gati tri herë më shumë se kapitali koncensionar

3.Nga viti 2010-2024 koncensionari ka fituar mbi 200 milion euro në aeroportin e Rinasit

4.Në vitin 2020, koncensionari aë zgjaste deri në vitin 2027 u dorovit edhe me 13 vite shtesë

5.Koncensioni do të zgjasë deri në vitin 2039

Mos doni të thoni që i keni mbyllur ngaqë po rikonstruktoni? Askund në botē nuk punohet pa siguruar më parë të jetohet. Dhe këtu hyn edhe WC

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128