Mesazhi i vërtetë që letra e hapur e Foltores drejtuar BE, përçoi

30 Nëntor 2022, 17:22 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Mesazhi i vërtetë që letra e hapur e Foltores drejtuar BE,

Edhe pse do thënë se ishte mjaft e bukur në formën e saj, letra e hapur e Foltores dërguar BE, kishte një mesazh te gabuar.

Letra pershkruante narrativën se BE është e verbër ndaj korrupsionit madhor të Ramës, naive sa mashtrohet nga realiteti që përshkrohet nga Rama ndërkohe që e vërteta e qytetarëve është krejt tjetër.

Portretizohet një BE indiferente ndaj abuzimit me pushtetin si ne rastet e inceneratorve, portit te Durresit, kriminalitetit etj.

Apatizëm ekstrem deri në përgjumje e ''bukuroshes së fjetur' BE që foltorja ka marrë si mision ta zgjojë duke i treguar realitetin me protestën e saj të 6 Dhjetorit.

Në fakt kjo tregon Verbërine e atyre qe kanë përpiluar këtë leter më shumë se sa verbërinë e BE ndaj pushtetit autokratik te Rames.

Cilës BE do i hapë sytë Foltorja:

Asaj qe per 7 vite rresht i refuzoi dhënien e statusit kandidat në BE qeverisë Rama, për 3 arsyet kryesore si Korrupsioni endemik, Zgjedhjet e Kontestuara falë patronazhisteve dhe partisë shtet, dhe problemeve me trafiqet e narkotikëve.

Asaj BE e cila nëpërmjet raporteve të saj si Euroactiv dhe Transprency International, e ka klasifikuar ne 2021 Shqipërinë në 3 vendet më të korruptuara të Europes dhe 33 më të korruptuara të Globit?

Apo asaj BE që nëpërmjet antimafies Italiene realizonte fotografimet ajrore ku faktohej kanabizimi i vendit... ku prokuroria e Katanias qepte dosjen e Saimir Tahirit me akuza të rënda trafiku?

Ku ngrihet përdite problemi i emigrimit masiv dhe azilkërkuesve shqiptarë? Në parlamentet e Europes (Angli, Francë, Gjermani, Holandë, Belgjikë) ka muaj të tëre qe diskutohet krimi Shqiptarë, lidhja e mafies Albaneze me Kullat në Tiranë dhe amnistinë fiskale të tentuar nga Rama.

Kush më shumë se BE ka reaguar për portin e Durrësit duke i hequr 28milionë euro fonde qeverisë menjëherë pas votimit të projektit te ri të portit.
BE nuk ka njësi aprovimi ndaj një qeverie sesa herë i thotë nën kortezinë diplomatike ''i dashur Edi'' por ka raportet e institucioneve dhe agjensive të saj, dhe në cdo raport të BE flitet vetëm për korrupsionin madhor, uzurpimin e pushteteve, mediave të kapura nga interesat e pronarëve me qeverinë, kthimin e porteve tona si porta hyrëse për kokainën e Kolumbisë, Heroinën apo kanabisin vendas.

Por natyrshem lind pyetja përse BE nga njëra anë e godet fort Ramën me raporte të zeza për qeverinë dhe nga ana tjetër e ka ende partner ?
BE nuk ka partner Ramën, por kryeministrin e Shqipërisë...cilido qoftë emri i tij.

Por BE nuk eshte e verbër si hartuesët e Letres së hapur, ku mendojnë se Shqipëria ka qenë një vend ideal para 2013 dhe cdo gjë e keqe ka filluar me ardhjen e Ramës. ky po është naivitet dhe verbëri (gjithnjë nëse është i sinqertë).

Më mirë se kushdo Europa dhe SHBA e dinë fare mirë që një vend i vogël në ballkan, me popullin më Perëndim dashës, ka 32 vjet me qeveritë dhe klasën politike më të korruptuar dhe më të pasur. BE me sy të hapur ka qenë edhe para 2013, ku korrupsioni ishte përsëri gangren, ku Shqiperia ishte përsëri vend trafiku droge, ku djali i kryeministrit bëhej personazh filmash për Gërdecin, ku vriheshin 4 veta për të mbrojtur kalbesirën e korrupsionit Meta i cili dilte ne video duke numëruar qindra mijëra euro... ku CEZ privatizohej e më pas përsëri shtetëzohej pas prishjes së pazareve dhjetëra miliona euroshe mes Berishës, Metës dhe Çekeve.

BE këtu ishte kur Shqipëria ishte vendi më i varfër ne Europë, por nderkohe klienti i qeverisë së atëhereshme merrte Realin e Madridit për të luajtur me Erseken ne ''QemalStafa'' ku ironikisht iknin dritat duke plevitosur yjet si Ronaldo dhe Benzema.

Perëndimi e ka kuptuar, qe klasa e vjetër këtu është e korruptuar dhe nuk mund të jetë alternativa në 2022 ''po ne jemi më pak hajdute se Rama'' se kjo qasje është për Afrikë... ndaj BE dhe SHBA-Angli po investohen ne reformën në drejtësi, në ndëshkimin e kryeministrave të korruptuar dhe është e logjikshme që do fillohet nga ata pa pushtet politik, nga ish kryeministrat pasi është më e realizueshme në një vend pa drejtësi prej shekujsh.

Por po krijohet precedenti që po vodhe sot ne pushtet,do merresh i pandehur nësër në opozitë...precedent që Rama i druhet shumë, dhe Meta me Berishën po bëjnë Çmos ta sabotojnë.

Ndaj po e mbyll me një shprehje Biblike "përpara se te shikosh qimen në syrin e tjetrit, shiko njëhere traun në syrin tënd''

Protesta do kauzë dhe vërtet kauzën e ka të fortë, por do edhe moral... dhe BE-së nuk mund ti hapi sytë për korrupsionin e sotëm, korrupsioni i djeshëm!

Në vend të protestës kundër përkrahjes inegzistente të BE ndaj Ramës, do protestuar për më shumë ndërhyrje te BE në sigurimin e lirisë së Drejtësisë nga pushtetet, për më shumë ndërhyrje të BE në monopolet dhe oligopolet e Shqipërisë që me dorën e majtë ushqejnë Ramën dhe me të djathtën ushqejnë Foltoren.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128