Mund të kesh të drejtë e të mos jesh legjitim ose mund të jesh legjitim e nuk ke të drejtë!

26 Nëntor 2022, 17:47 / IDE ALFA PRESS

Mund të kesh të drejtë e të mos jesh legjitim ose mund

Kandidimi zyrtar i PD-së në Mallakastër!

Nuk dua të merrem as me meritat e as me kriteret e kandidatit, por në lidhje me një debat se kush e ka shumicën!

Shikojeni sallën! Shumicën e demokratëve e shikojnë si puna e gotës, gjysmë plot e gjysmë bosh!

Të kesh një grup militantësh kamikaz me vete që të kanë shoqëruar në 30 vjet nuk do të thotë se ke shumicën e demokratëve duke përfshirë edhe votuesit për herë të parë!

Pastaj, mund të kesh PD, por pyetje legjitime është se: a ke Shqipërinë dhe nëse Shqipëria të ka ty?

Dhuna, agresiviteti verbal, fizik, monopoli i medias dhe miqësia me oligarkët nuk të bëjnë legjitim! Ka një debat tjetër po aq te madh në lidhje me legjitimitetin!

E drejta dhe legjitimja nuk janë në kusht të drejtë! Mund të kesh të drejtë dhe nuk je legjitim e mund të jesh legjitim e nuk ke të drejtë!

Ajo që më habit në këtë historinë e hapur të PD është fakti se: intelektualë e profesionistë edhe me formim perëndimor, tradhtojnë formimet e tyre për interesa miskine politike duke i shërbyer një modeli politik që nuk ka asnjë lidhje më me Shqipërinë e 2022 dhe vitet në vazhdim!

Shpesh më është dashur të debatoj me këta që cilësojnë legjitim një formë politike që nuk ka ndjekur asnjë rrugë legjitime dhe po ashtu nuk ka asnjë të ardhme!

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128