Online i Rithemelimit ndryshon nga online i Linditës!
"Në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik". Ky është parashikimi i nenit 5 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit sa i përket mbajtjes së mbledhjeve online në këtë institucion. Qartazi duket se, në rastin më të mirë ka vend për interpretim dhe në rastin më të keq është një vendim i njëanëshëm, padiskutim në kundërshtim me ligjin, i Lindita Nikollës me urdhër të Edi Ramës.
Gjithsesi, nga ana e Rithemelimit, vendimi për tu mbajtur online mbledhjet e komisioneve parlamentare është vlerësuar si antikushtetues. Kjo sepse sjellja e tyre është brënda korrinaze të etikës së një ligjvënësi dhe se zhvillimet e fundit në sallën e Parlamentit apo në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nuk janë të përmasave sa të shkaktojnë gjendjen e jashtëzakonshme.
Deri këtu, teorikisht edhe mund të kenë të drejtë! Bllokimi i jetës parlamentare është krejt normale kur të mohohen të drejtat kushtetuese, sidomos si ajo e ngritjes së komisionit hetimor, ku në rastin e inceneratorëve nuk vlente vetëm pse nuk e kryesonte Rithemelimi. Çështja është se; kush e ngre dhe a e ka legjitimitetin, në planin moral, ta ngrejë këtë pretendim? Rithemelimi, nëpërmjet grupimit të Bardhit, pretendon se me 26 korrik mbajti mbledhje të Këshillit Kombëtar gë PD. Mbledhje të cilën nuk e ekspozuan kurrë dhe bashkë me të as listën e anëtarëve pjesmarrës, as procesverbalin e mbeldhjes dhe as vendimet që u morën. E jo vetëm kaq, në kundërshtim të hapur me statutin mbledhjen e organizuan online, pa asnjë shkak të ligjshëm që e justifikonte atë. Njëjtë si Lindita Nikolla.
Kështu, grupimi Salibardhi, nuk ka asnjë ndryshim me rilindjen mavi. Janë si dy pika uji në mendësi, organizim dhe sjellje. Për interesat e tyre personale shkelin çdo normë, qoftë kjo ligjore apo morale. Gënjejnë dhe akuzojnë në kushtet e një inkoherence të pashoq, duke harruar se janë vetë autorë të shumë sjelljeve të Edi Ramës veçse karshi demokratëve.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128