Pazari është Pazar dhe kurrsesi marrëveshje

12 Mars 2024, 21:15 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI

Pazari është Pazar dhe kurrsesi marrëveshje
“Pazari imoral, Mazhorancë–Foltore, dëmton drejtëpërdrejtë interesat e qytetarëve shqiptarë. Tashmë është e qartë si drita e diellit se palët e këtij pazari kanë për qëllim, ruajtjen e karriges së tyre, pasurisë së tyre dhe gjithë privilegjeve që i kanë rrjepur pushteteve dhe vendit.

Misioni i tyre vazhdon me deformimin e votës së lirë, njëkohësisht ruajtjen dhe lidhjen më të fortë me botën e krimit, (ata ndikojnë në devijimin e votës).

Vazhdojnë me mbështetjen e sistemit patronazhist të krijuar nga Berisha e të “trashëguar dhe të perfeksionuar ”, te Rilindja.

I druhen votimit elektronik, pasi aty nuk do të mund ta devijojnë vullnetin qytetar.
Ndërsa votës nuk duan t`i japin të njëjtën vlerë si në Sarandë dhe Kukës. E urrejnë votën e lirë, nga ai sistem vijnë, atë praktikojnë, nuk e duan demokracinë as të drejtën.

Ky pazar i kryer është thikë pas shpine për Reformën në Drejtësi, pikërisht sot kur Gjykata e Lartë dërgoi në SPAK për gjykim dosjen e 21 Janarit.

Me këtë “pazar imoral” Edi Rama dhe Sali Berisha i garantojnë vetes mbrojtje në të gjitha pikpamjet.

I bie që shqiptarët ose të punojnë për këtë dyshe, bashkë me ndihmësin Meta që shkon sa te njëri te tjetri, ose ta braktisin këtë vend.

Përfitojnë mbrojtje edhe shumë pushtetarë të sotëm e të djeshëm që janë “të zhytur”.

Rizgjimi i pazar-marrveshjes së Prillit- 2008 nuk bën tjetër gjë, vetëm zgjat tranzicionin mbytës në vendin tonë.

Pazare, marrëveshje apo pakte të ndyra që vetëm “Ay” duhet dhe di t`i bëj.

Këto pazar-marrëveshje ndër vite kanë minuar demokracinë në vendin tonë, dhe jo rastësisht është ky togfjalëshi në shpalljen e Berishës “non grata”.

Nuk është vetëm non grata Berisha që neverit, kategoria më e shpifur shoqërore dhe politike janë tufa e atyre deputetëve opozitar që po lëpihen, që me këtë pazar politik të sigurojnë nga një mandat me 3500 euro në muaj, me benefite shtesë, nga 2025 e vazhdim.

 

Po ndodh...