Për ata që duan të pompojnë "liderë" në opozitë, nga ekranet e oligarkëve!

22 Prill 2024, 17:46 / IDE NGA BATO KOSOVA

Për ata që duan të pompojnë "liderë" në
Ka një përpjekje në radhët e medias, kryesisht asaj të lidhur me oligarkinë dhe me segmente të pushtetit të PS-së, për të pompuar dhe për të krijuar liderë të opozitës, të cilët përveçse intervistave dhe daljeve mediatike, nuk kanë asnjë lidhshmëri tjetër, qoftë me partinë, qoftë me njerëzit.

Përveç kësaj, i gjithë konflikti i gjatë në PD tregoi se kjo parti politike është e ndarë në dy grupe, të cilat nuk janë statike, por koha i ka ndryshuar dhe po vijon t’i ndryshojë, mes Berishës dhe Bashës.

Tërheqja për një kohë e Bashës, tregoi se vendin e tij në PD, nuk mund ta zëvendësojë askush.

Pra, PD-ja pa Bashën, mund edhe të shkrihej, por jo të rigrupohej pas një personi tjetër, ashtu siç ndodh edhe me “Rithemelimin”, i cili si pikë më të fortë ka Berishën, njëkohësisht edhe pikë të dobët ka po atë.

Vetë mungesa e tij në takime, ka bërë që ato të tkurren në grushte të vegjël militantësh. Ashtu do vijojnë të tkurren edhe më tej, duke e lënë në moçalishte të vogël në zgjedhjet e vitit 2025.

Pra, lider nuk të bën as televizori, as pompimi i medias së oligarkëve, as segmente të caktuara të pushtetit.

Të gjithë ata që donin të bëheshin liderë, për një periudhë gati një vit e gjysmë, kishin kohën më të mirë për të hapur një rrugë të re, as me Berishën, as me Bashën.Kishin mundësinë e tyre për të vajtur dhe për të bashkëbiseduar me demokratët. Ishin në postet më të larta të PD pas atij të kryetarit të tërhequr krejtësisht dhe e kishin mundësinë e artë, jo vetëm që të "merrnin" partinë, por edhe të bëheshin liderë.

Askush prej tyre nuk e bëri këtë!

Nuk e bëri as Bardhi, as Tabaku, as Salianji, asnjë tjetër.

Përkundrazi, në vend që të qëndronin pas rikthimit të Bashës, të garonin dhe ta mundnin atë me projektin e tyre të "bashkimit" me Doktorin, shkuan dhe u futën në sqetullën e Berishës, duke u bërë pjesë e një grupacioni ilegjitim dhe antiperëndimor, i dizenjuar “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Madje edhe në këtë që bënë, nuk treguan lidership por skuthllëk, pasi "bashkimin" e bën me hile nën rrogoz dhe duke i mashtruar demokratët që nuk ju bashkuan që në fillim Foltores.

Tani janë atje me shpresë, se pas largimit të Doktorit, do të trashëgojnë partinë. Dhe kë parti, atë të "Babit të Zenit", të Flamurit "me vilë 700 mijë euro" dhe të gjithë atyre që u investuan që në fillim aty, edhe kundër SHBA!

Në fakt ashtu siç duken bathët, në fund fare kur të mos i duhen më Familjes, do trashëgojnë ca shkelma në prapanicë, siç edhe Noka i premtoi Bardhit, kur u përplasen dy vite më parë në korridoret e SHQUP-it.

Kështu që çdo përpjekje mediatike apo e sponsorizuar për të krijuar liderë nga ekrani i televizorit, nuk është gjë tjetër vetëm se i shërben pushtetit të Edi Ramës dhe zgjat agoninë e opozitës.

Liderët nuk krijohen nga televizori, por nga terreni.

Askush prej tyre nuk organizon takime në terren pa marrë më parë lejen e shef Mulit./Alfapress.al

Po ndodh...