Përdorimi deri në degjenerim i konservatorizmit dhe jehona e "ideve" të Putin

30 Gusht 2022, 20:08 / IDE NGA FITIM ZEKTHI

Përdorimi deri në degjenerim i konservatorizmit dhe jehona e

Lëvizja e Foltores e drejtuar nga z Berisha por edhe ajo e partisë së Lirisë e drejtuar nga z Meta flasin për mbrojtje të vlerave kombëtare, për luftë për të mbrojtur familjen, për  sovranizëm, për luftë kundër asaj që ata e quajnë axhenda e Xhorxh Sorosit, për demokraci popullore ku populli vendos me refendume, për drejtësi që e bën vetë populli madje. Të gjitha këto ata i quajnë si luftë për vlerat konservatore.

Vlerat dhe idetë konservatore në Shqipëri nuk janë artikuluar kurrë si  diçka e rëndësishme për z Berishja dhe për z Meta. Vlerat apo idetë politike të z Berisha kanë qenë gjithnjë një rrëmujë, kanë qenë gjithnjë një përzierje mes socialdemokracisë, liberalizmit, etatizmit. Vlerat politike të z.Meta kanë qenë socializmi madje ai i vijës më të thekshme.  Pra këto ide ata i kanë nxjerrë gjatë lëvizjes politike të tanishme, Foltorja dhe Partia e Lirisë.

Gjithsesi, për ti dhënë që të dyve të drejtën që e ka kushdo për të ndryshuar mendim dhe për të lëvizur nga liberal apo socialist në konservator,  po themi se ata i kanë zgjedhur vlerat konsevatore si besimin e tyre të ri politik, si idetë politike të cilat i bindën ata se janë më të mira se sa ishin idetë liberale apo socialsite.

Idetë politike konservatore janë diçka e vjetër në botë. Ato nisin që në momentet e para të rënies së rendit tradicicional dhe të lindjes së shoqërive politike pluraliste. Idetë konservatore kanë lindur si nevojë dhe si reagim për të përballur idetë e reja të  revolucionit, progresivizmit,  komunizmit,  socializmit dhe çdo ngjyre tjetër që kishte të bënte me socializmin. 

Idetë konservatore vazhdimisht, duke qëndruar përballë atyre socialiste dhe revolucionare, kanë kërkuar një shtet të vogël, kanë kërkuar ndarje të fortë pushteti, kanë kërkuar heqjen e çdo mundësie që të marrë vendime turma, kanë kërkuar liri të garantuara për indidvidin etj. Idetë konservatore i kanë kushtuar një rëndësi të pazakontë vlerave të maturisë, të përunjësisë, të moskërkimit të pushtetit, të refleksionit dhe të sakrificës personale.

Për idetë konservatore kontrolli i epshit, kontrolli i oreksit për pushtet, vetëkufizimi, vetështrëngimi i njeriut në mënyrë që ai të mos lejojë impulset e tij dhe interesat personale të diktojnë vendimet është diçka themelore. Për idetë konservatore besimi në Zot, liritë fetare, institucionet  e pavarura, mbajtja e përgjegjesisë etj kanë vlerë mbi gjithçka.

Sigurisht që Berisha dhe Meta, Foltorja dhe Partia e Lirisë  nuk zgjiodhën këtë lloj konservatorizmi, nuk zgjodhën konservatorizmin e vërtetë, por zgjodhën sovranizmin dhe populizmin, nuk zgjodhën  kufizimin dhe vetëkufizimin e oreksit dhe epshit por zgjodhën  ekzaltimin e tij, nuk zgjodhën maturinë dhe përunjësinë por zgjodhën akuzat dhe vetëlavdërimet, nuk zgjodhën sakrificën dhe përgjegjësinë personale por zgjodhën ndjekjen e interesit dhe revolucionin. Në këtë kuptim "konvertimi" i tyre në konservatorë është një mjet. Pse mbërritën dhe si mbërritën ata tek këto ide dhe a ëshët nj problem? Kjo është një çështhje q ka rëndësi të paktën në kushtet e sotme.

Në Europë dhe në SHBA idetë e konservatozrimit dhe zërat konservatorë ka kohë që flasin për një rol të fuqishëm të liberalizmit, për një "diktaturë" të ideve liberale, për një zbehje të ngjyrave kombëtare, për zbehje apo kufizim të lirive fetare, për imponim të vlerave kulturore dhe morale liberale nga shtetet, nga BE-ja, nga qeveritë etj.

Në BE dhe SHBA ka gati 60 -70 vjet që nga koha e revolucionit seksual, që nga maji i 1968-ës që flitet nga konservatorët për një luftë ndaj këtyre imponimive, ndaj moralit liberal apo moralit relativist, ndaj sekularizmit të thellë dhe të imponuar të shoqërisë dhe gjithë hapësirës publike. Partitë e djatha, ideologët apo mendimtarët afër këtyre partive kanë folur vazhdimisht për këto gjëra por nga këndi i konsevatorizmit të vërtetë dhe tradicional.

Ka patur zëra shumë të dobët, populistë që kanë folur për revoucion apo përmbysje, që kanë qenë kundër të huajve apo kundër myslimanëve, që kanë folur kundër të gjithëve apo kundër sistemit por këta nuk kanë patur asnjë peshë. Një përjashtim i vogël ka qenë vetëm partia  Fronti Kombëtar e Le Pen në Francë e cila ka disa dekada që rrotullohet tek këto lloj populizmash. Pra kritika sistemit politik liberal apo social liberal në perëndim  është bërë nga kënde konservatore të vërteta.

Të dukshme, të zëshme, të forta populizmat që flasin për sovranizëm, që flasin për luftë ndaj rendit apo sistemit apo establishmentit, që flasin për luftë ndaj emigrantëve, që flasin për rikthim të "vlerave  fetare", që flasin për  zvogëlim apo zhbërje të BE-së jaë bërë pas vitit 2008-ës.

Viti 2008 është një pijkë kthese e rëndësishme. Në gusht të vitit 2008 presidenti Putin  sulmoi Gjeorgjinë dhe mori nga ajo krahinën e Osetisë dhe të Abhazisë. Në atë vit ai hyri deri në Tbilisi. Në atë moment perëndimi kuptoi se Rusia po bëhej sërish një kundrshtar i fuqishëm.

Që prej vitit 1999 kur kishte ardhur në pushtet Putin ishte marrë me konsololidimin e pushtetit të tij dhe me forcimin e kontrollit të shtetit mbi oligarkët dhe mbi paligjshëmrinë, ishet marrë me luftën ndaj  evazionit, me rritjen e ekonomisë, me forcimin e  industrisë së gazit dhe naftës, me forcimin e ushtrisë. 

Nga viti 1990 deri në vitin 2000 Rusia kishte ishte një  vend gati i shkatërruar dhe pa ndonjë rol të madh në politkën ndërkombëtare. Pa u zgjatur në këtë pikë duhet thënë se, sipas shumë studkiuesve,   Putin që në ditën parë ka patur si synim rikthimin e fuqisë politike dhe gjeopolitike të perandorisë ruse apo edhe të BS-së. Pra pasi krijoi një situatë të qëndrueshme brenda Putin nisi të shfaqë ambicjet për rolin e ri gjeopolitik dhe sulmoi Gjeorgjinë.

Ky është momenti kur Putin nis dhe flet për një qasje ideologjike, nis edhe shfaq një lloj ideologjie e cila me kalimin e kohës bëhet më e qartë dhe më e zëshme. Ky është momneti kur Putin po përgatitt në çdo aspekt për përballjen me perëndimin që do të vijë një ditë.

Studiuesi amerikan Peter Beinart, politologu izraelit Michael Keren por edhe  shumë e shumë studiues të ndryshëm thonë se që nga ky  moment e më pas Putin zgjodhi të flasë për krizë të perëndimit, për krizë të liberalizmit dhe për shkatërrimin që po i bënte ideologjia liberale familjes dhe moralit, filloi të flasë për rikthim të vlerave të krishtera, filloi të sulmojë BE-në dhe ngrehinën kulturore perëndimore si bartëse dhe promovuese të shaktërrimit  dhe degjenerimit moral etj.

Për Beinart dhe Keren  kjo qasje e re e Putin i cili kurrë nuk ishte njohur më parë  si njeri që kishte ide "konservatore"  ishte një zgjidhje taktike djallëzore. Putin  ishte njohur si njeri që kishte lavdëruar komunizmin dhe BS-në, që nuk kishte thënë kurrë një gjë të keqe për krimet e komunizmit dhe Stalinin, ishte njohur si njeri që kishte punuar ngushtë në qeverisjen e Rusisë me ish njerëz të KGB-së. Pra Putin tani po konvertohej për qëllime të luftës.

Putin sipas Beinart dhe Keren duke e menduar se lufta me perëndimin do të vinte duke u rritur, duke u bërë më e fortë po kërkonte aleatë në perëndim. Putin po kërkonte, duke prekur disa plagë të shoqërsië së perëndimit dhe të sistemit politik perëndimor të gjente aleatë në peërndim.

Putin po kërkonte të bënte për vete atë pjesë të shoqërisë, atë pjesë të polikanëve apo partive që shihte një krizë kulturore dhe morale në perëndim, që shihte një  rrezik për  asgjësim të fesë dhe lirive fetare.  Putin u "konvertua" në "konservator" me qëllim që luftën e tij gjeopolitike, luftë e tij për rikthimin e thellësisë strategjike të perabdorisë ruse apo të BS-së ta bënte në emër të kësaj 'ideologjie'.  Në fakt ai pati sukses në lidhje me "konvertimin" që bëri.

Për këtë gjë ai u ndihmua shumë edhe nga diçka tjetër shumë e fuqishme që ndiodhi në vitin 2008. Në verë të atij viti në SHBA nisi një krizë e subprimeve të banesave një krizë që preku në themel sistemin financiar.

Në shtator të atij viti si pasojë e krizës së subprimeve falimentoi banka Lehman Brothers në SHBA, një bankë e stërmadhe. Më pas gati gjithë bota ra në krizë ekonomike. SHBA-ja doli disi shpejt ndërsa Europa  vuajti shumë, ndoshta vuan ende. Greqia, Italia, Franca, Anglia, Spanja, Irlanda, Portugalia u prekën thellë dhe sistemi politik u trondit.

Kjo situatë ishte ideale thonë Beinart dhe Keren që idetë sovraniste, idetë kundër emigrantëve dhe kundër myslimanëve "që po  tjetërsojnë kulturën tradicinale dhe marrin vendet e punës," idetë  kundër dikatit të BE-së, kundër diktatit të SHBA-së,  kundër diktatit të elitës globale etj të bëheshin të forta.

Në perëndim u shfaqën shumë parti me ideologji të tillë. Putin i ndihmoi si mundi dhe sa mundi duke edhe i financuar ose duke u krijuar mundësinë të marrin para , kredi në banka ruse (si rasti i Le Pen)  apo mjete të tjere anë Rusi.  Ndihma për parti të tilla nga Rusia u panë në Austri, në Itali, në Spanjë, në çeki, në Greqi etj,

Në Shqipëeri një ideologji e tillë nuk preku kurrë asnjë politikan. As Berishën  dhe  as Metën. Në vitin 2008 Berisha ishte kryeministër dhe bënte gjithçka donin amerikanët apo BE-ja. Meta në 2009 u bë anëtar i fuqishëm i qeverisë dhe ishte gjithahstu njeri që bënte çfarë donin amerikanët. Edhe gjatë viteve 2010-2020 as Berisha as Meta nuk folën kurrë për vlera konservatore, për moral të shoqërisë që po prishej nga liberalizmi apo për sovranizëm.

Berisha dhe Meta nisën të flasin për sovranizëm apo konservatorizëm shumë shumë vonë. Veç kësaj në Europë me përjashtim të Le Pen që ka dekada që është në politikë dhe  flet për etatizëm, sovranizëm, kundër emigratëve dhe kundër myslimanëve të gjithë politikanët e tjerë që mbrojnë idetë e populizmit sovranist,  janë politikanë të rinj dhe nuk kanë qenë në këto 30 vite as kryeministra, as presidentë as ministra.

Qoftë  Bellara e Podemos në Spanjë, qoftë Salvini i Legës apo Meloni e Vëllezërve  të Italisë  në Itali, qoftë Frauke e AFD në Gjermani apo Farage i Ukip në Angli,  nuk kanë qenë kurrë kryeministra dhe nuk kanë patur kurrë ide të tjera nga ato që kanë. Ata i zgjodhën apo i brendësuan ato ide në një moment të thellë krize ekonomike në Europë dhe e gjitha ishte një reagim ndaj  gjendjes së rëndë pas krizës financaiare të 2008.

Sigurisht që Putin kërkonte ta shfrytëzonte këtë situatë, sigurisht që Putin po fliste si ata, po bënte si alet i tyre, po fliste si një lider që është në të njëjën anë të të mirës me ta, që vuan si ata për gjendjen e  rëndë ku e ka çuar botën liberalizmi, kontrolli global i elitës në vende si BE-ja dhe SHBa-ja . Ndërsa  liderët e Foltores dhe partisë së Lirisë kanë 30 vjet dhe kanë qenë gjithçka, kanë qenë preidentë dhe kryeministra.  Ata e zgjodhën këtë lloj surrogati të konservatorimit vetëm vjet.

Këto ide edhe kur u zgjodhën nga politikanë të ndryshëm në Europë, ky populizëm sovranist edhe kur u zgjodh nga politikanë të ndryshëm në Europë nuk dha zgjidhje, nuk ishte zgjidhje. Ivan Krastev, një nga mendjet më të mprehta në filozfinë politike sot,  shkruante dy vite më parë se ky lloj populizmi dështoi dhe e provoi se nuk është zgjidhje. Sigurisht që edhe establishmenti ka dështuar shkruante Krastev dhe zgjidhja mund të kërkohet tek forma të tjera të ideve politike që janë më afër konservatorizmit të vërtetë dhe atij tradicional, tek forma që kërkojën qeverisje me ndfarje të fortë deh kufizim pushteti. 

Në Europë idetë e sovranizmit polulist  u zgjodhën si binjde e brendshme dhe e sinqertë në një kohë krize pas vitit 2008 dhe nga politikanë të rinj. Në Shqipëri po zgjidhen nga politikanët më të vjetër dhe rreth 14 vjet pas krizës në Europë. Pra edhe po të zgjidheshin në mënyrë të sinqerë siç ndodhi në Europë ato nuk janë zgjidhje. Jo më që këta po i marrin këto ide 14 vjet më pas në nj kohë të rëndë për ta ndoshat dhe në nëj kohë prballjeje të ashpër të Rusisë me perëndimin.

Sigurisht që Foltorja dhe Partia e Lirisë nuk po i zgjdh për ti shërbyer Putinit këto ide të dështuara të populizmit sovranist (të cilat në thelb janë antikonservatore)  por gjithsesi këto ide dhe lufta politike e egër për këto ide i shërbejnë në një lloj mnyrë Putinit dhe askujt tjetër.

Përderisa nuk janë zgjedhje, përderisa kanë dështuar, përderisa nuk u bënë në kohën kur u bënë në botë nga politikanë të rinj si reagim nga kriza por po bëhen tani nga politikanë të vjetër, tani kur dihet që këto ide i ka përrahur Putin, i ka stimuluar Putin në mënyrë që të gjejë aleatë në europë atëherë mbrojtja dhe lufta për to sado e  sinqertë (që nuk duket fare e tillë) i shërben  Putin. Në rastin më të mirë ajo që bën Foltorja dhe Partia e Lirisë me populizmin sovranist është absurde

Po ndodh...