Përse na ka tronditur kaq shumë largimi i Gerti Bogdanit?
Largimi i papritur nga jeta i Gerti Bogdanit ka shkaktuar një tronditje të thellë në skenën tonë publike. Pjesërisht si pasojë e moshës së re tij të re, që kombinuar me nje stil jetese tejet të rregullt dhe familiar e bën të pakonceptueshme dhe të papranueshme lamtumirën e tij.
Por arsyeja kryesore e tronditjes publike që ka shkaktuar largimi i Gertit nuk është thjesht mosha e tij e re, por figura publike që ai ndërtoi në skenën tonë politike. Gerti Bogdani përfaqësonte brezin e ri të politikanëve që pas vitit 2005 filluan ta rinovonin Partinë Demokratike dhe të djathtën duke i dhënë asaj një imazh dhe mentalitet më të freskët, më demokratik dhe më perëndimor.
Gerti ishte përfaqësuesi më tipik i këtij brezi të ri. I shkolluar në perëndim me rezultate të shkëlqyera, inteligjent, simpatik dhe me një artikulim dhe aksion tejet qytetar ai përfaqësonte shpresën e një rinovimi perëndimor dhe cilësor të Partisë Demokratike dhe të së djathtës në përgjithësi. Jo thjesht sepse ishte shkolluar jashtë por sepse kapitali i tij politik nuk ishte dhuratë e servilizmit ndaj shefit por produkt i një profili publik të ndërtuar me aftësinë, mundin dhe djersën e tij.
Ndaj Gerti ishte një nga ato figura publike dinjitoze që kaq shumë i mungojnë sot politikës sonë të mbushur ose me mediokritetin e ricikluar nga e kalura ose me një rini që edhe pse e shkolluar në perëndim karrierën politike e ndërton thjesht duke adhuruar shefin. Ekzistenca e tij publike, edhe pse e lënë në hije, ishte një shpresë për rinovimin kaq të domosdoshëm të politikës sonë në përgjithësi dhe të opozitës në vecanti.
Pikërisht për këtë arësye largimi nga jeta i Gerti Bogdanit ka tronditur kaq shumë opinionin tonë publik. Është një largim që nga njëra anë na kujtoi ekzistencën e një modeli politik që kaq shumë i mungon skenës sonë publike, teksa e largoi këtë model nga gjiri ynë. Ishte një godije e dyfishtë që edhe na e kujtoi, por edhe na e largoi modelin Bogdani.
Në këto kushte është e rëndësishme që teksa shprehim dhimbjen për largimin e parakohëshëm të politikanit Gerti Bogdani mos të harrojmë ekzistencën e modelit që ai krijoi në në skenën tonë politike. Është kontributi i fundit, dhe ndoshta më i rëndësishëmi, që politikani Bogdani i bën sferës tonë publike. Edhe me largimin e tij ai na kujtoi se ekziston një model i politikanit dhe i politikës dinjtoze. Ndaj edhe nëse vdekja e mori politikanin Bogdani prej nesh, është detyra jonë që të mbajmë gjallë në kujtesën dhe sferën tonë publike modelin shpresdhënës që ai na dhuroi.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128