“Problemi Berisha” mes Vulës së Londrës dhe Vulës së Tiranës
Po të dëgjosh ligjërimin 24 orësh të Berishës, pas humbjes së gjyqit në Londër, duhet të besosh se Gjykata më me integritet në botë, është Gjykata e Apelit në Tiranë, që i dha vulën atij, duke ja marrë Lulzim Bashës, edhe pse në këtë trupë gjykuese së paku dy gjyqtare i ka anatemuar vet si socialiste, ndërsa Gjykata e Apelit në Londër, që është në fakt niveli më i lartë i një gjykate angleze, sipas tij është e korruptuar, madje e korruptuar nga Lulzim Basha, të cilit ai i mori vulën në Tiranë.
Ky standard vlerësimi, bashkë me të tjerët që i mbajnë iso nga pas, ka dy rreziqe të mëdha për opozitën shqiptare.
Rreziku i parë është se rrotull Berishës janë mbledhur një tufë kandidatësh për deputetë, që janë gati të përtypin çdo copë muti që lëshon Berisha, vetëm që ai t’i fusë në listë. Ata janë gati të thonë që Gjykata e Londrës është e korruptuar, Gjykata e Tiranës është dinjitoze, për Berishën nuk ka asnjë fakt, ato që thotë Gjykata janë gënjeshtra, vajza e Berishes s’ka pas lidhje biznesi me Fazlliçin, ai banditi Fation Dauti nuk e ka shqyer derën ku ishin strukur ata më 8 janar etj.
Këtu rreziku nuk është se këta sillen si idiotë.
Rreziku është se ata në të vërtetë nuk janë idiotë, por janë të pacipë, dhe e bëjnë këtë vetëm që Berisha t’i fusë dhe një herë në listë dhe pastaj një ditë pas zgjedhjes deputetë, pyetini prapë për këto gjëra dhe keni për të dëgjuar se çfarë do thonë për Berishën. Do ta akuzojnë se prej tij humbën, se me "non grata” nuk ecet më, se ai duhet të iki, t’iu lërë rrugën atyre etj.
Pra rreziku i madh që ka opozita nuk është se do humbasë zgjedhjet me Berishën “non grata”, por pas zgjedhjeve do të humbasë përsëri grupin parlamentar dhe do përsëritet skena e përçarjes, duke u copëzuar dhe duke u rrahur me njëri- tjetrin. Thjesht Edi Rama do t’i vërë në radhë kush t’i duhet më shpejt për ndonjë votim plebishitar.
Rreziku i dytë është se Berisha, që i njeh mirë që ata nuk e duan, mund t’i përjashtojë ata nga listat duke mos i futur fare në garë dhe aty do ketë një përleshje paradhënie mes tyre, duke e bërë dhe më të pashpresë opozitën. Jo se do fitojnë, por së paku mos të dalin pa deputetë fare.
E gjithë kjo vjen se ata për interesa të tyre duan të fshehin problemin Berisha, duke himnizuar faktin që ka marrë vulën e Tiranës dhe duke fshehur faktin që Londra vulosi atë si një person “non grata”, hajdut, të korruptuar familjarisht, despotik në qeverisje, me klientë kriminalë në biznes dhe në partneritet politik.
Fakti që ka marrë vulën në Tiranë, në këto kushte është më keq se sa të mos e kishte marrë, pasi tani vula e Londrës, e hedh në kosh me gjithë parti vulën e Tiranës. Ashtu do hidhte vetëm Berishën.
Opozita e ndershme dhe dinjitoze është ajo që e pranon “problemin Berisha” tani pa bërë dëm të madh dhe duke hyrë me një fytyrë të re në zgjedhje, dhe duke e lënë atë në hallet e tij me drejtësinë.
Këta që e përkëdhelin Berishën, që bëjnë sikur nuk është problem, që bëjnë sikur ai dhe do fitojë, vetëm që këta të futen në listë, janë ata që do t’i bëjnë varrin të parit Berishës një ditë pas zgjedhjeve.
-
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Gjakovë
18 Qershor, 21:37 -
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128