Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
Të Dielën në mbledhjen e PS në Durrës, Edi Rama tentoi ti krijonte perceptimin publikut se supremacia që partia e tij ka ndaj opozitës është ekstreme, zgjedhjet janë të fituara thellë madje që panisur.
Duke treguar “muskujt” teksa përshëndeti patronazhistët, emëroi si drejtues qarqesh ministra dhe figurat e PS që reflektojnë fuqinë e pushtetit të tejfryrë quasi-autokratik, Rama skanoi dhe trupin e sëmurë të PD.
Pra, nga njëra anë ju tregoi qytetarëve se ai ka trupën e patronazhistëve dhe administratën e madhe që kontrollon gjithçka në vend, ka minstrat e fuqishëm në terren që janë lidhja e pandashme simbiotike me Oligarkët e kthyher në superfuqi ekonomike, por dhe me bandat e tmerrshme.
E nga ana tjetër, panorama e Ramës përshkroi një opozitë të plakur, të atrofizuar nga korrupsioni i figurave të konsumuara, të lodhur si vetë lideri i saj…
Pra sipas Edi Ramës, shpresë nuk ka, PS do marrë 100mandate dhe PD do kthehet në gëmadhat e vitit 1997.
Më vinte për te qeshur me vete, teksa shikoja se si të gjithë aktorët e PD rranë në grackën e Edi Ramës!
Direkt pas fjalimit të Ramës, në media dhe rrjete sociale përfaqësuesit politiko-mediatikë të PD nisën një turravrap sulmesh ndaj Ramës që në thelb brendësonin “argumentat e Ramës”:
Duke sulmuar bandat e Ramës, në fakt ju injektonin votuesve helmin e vetë Ramës se PS i vret zgjedhjet me brutalitetin e krimit.
I dëgjoja dhe buzëqeshja me vete, mendoja:
“Si rranë të gjithë në grackën e Ramës? Si u helmuan nga ai, dhe reduktuan kaq shumë gjykimin?. Si ka mundësi tl gjithë? Të gjithë përveç një personi: Sali Berishës!”
Sali Berisha kësaj here luajti më mjeshtërisht se Edi Rama, tregoi se vërtet ka 1001 probleme me të kaluarën, por është me inteligjencë politike më të mprehtë se Rama.
Opionioni publik e kritikonte Berishën përse vendosi Tritanin, Flamurin dhe Edi Palokën përsëri në 2025 si alternativë ndaj Ramës… ndërkohë që i mëshonin figurave si Këlliçi e madje dhe Ilir Alimehmeti.
Sa gabim janë! Sa i mençur është Berisha!
Berisha tashmë ka brandin, ka vulën e tij, dhe paradoksalisht edhe pse fitoi vulën e PD… ai nuk përfaqëson më atë vulë!
Berisha përfaqëson vulën e “Berishistëve”, besnikëve të tijë, nostalgjikëve të tij dhe pushtetit që kanë përfituar prej tij.
E ku ka më njerëz më adapt për këtë segment votuesish si figura tradicionale si Paloka, Noka dhe madje Tritan Shehu?!
Kush më mirë se Edi, Flamuri dhe Tritani i kanl ruajtur lidhjet e vjetra me “demokratët” adhurues të Berishës?! Po me grupet e biznesit pranë pushtetit të Berishës dikur?!
Askush!
Pra Berisha ka thithur gjithë votën e adhuruesve të tij, me Tritanin dhe të tjerë veteranë!
Problemi i Opozitës, PD dhe qytetarëve anti-Ramë qëndron gjetkë… qëndron te Belindi!
Ideja se një brez i ri që reflekton ose imiton sjelljet, besimet ose vlerat e një brezi të vjetër është shumë herë më i dëmshëm dhe vret shpresën, pasi kundërshton nocionin se shoqëritë duhet të evoluojnë dhe të përshtaten me sfidat e reja.
Belindi dhe “të rinjtë e vjetër” në PD mishërojnë
Stanjacion e Progresit të brezave, besimet e vjetruara në politikë.
Është figura kryesore e të rinjve në PD që reflekton asgjë tjetër veçse riciklimin e të vjetrës.
Sulmon drejtësinë e re njësoj si Berisha duke i kërcënuar, duke i shantazhuar, duke i përçmuar me gjuhë rrugaçërore.
Anatemon ambasadorë dhe figura diplomatike perëndimore (si ambasadorin e BE në Tiranë) me insinuara që vetëm Berisha i thotë.
I quan të korruptuar, të përlyer në skandale seksuale, madje dhe komunistë… është jashtë çdo orbite logjike.
Berisha e bën këtë, po e bën për mëndjet e drobitura që i ka ushqyer 33 vite me këtë muzikë.
Po Belindi kujt i drejtohet?!
Ai mishëron rezistencën ndaj ndryshimit!
Shqipëtarët duan mendësi të re nga politikanët e rinj, duan evolim… Belindi është dikush që i reziston progresit, sfidave të reja, por ecën me moton “ O Sali o Hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Aq sa groteske është kjo batutë, aq i dëmshëm është Belindi si fenomen brenda PD.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128