Pse aleatët e Berishës po distancohen nga pazari i Berishës me Ramën për listat e mbyllura?
Deklarata e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, se listat e mbyllura për deputetë janë kërkuar nga Sali Berisha dhe se Edi Rama ia ka plotësuar këtë kërkesë, ka vërtetuar atë që të gjithë e dinin, por shumë pak e thoshin: Berisha është në pazar të fshehtë me Edi Ramën.
Ndonëse Mediu e nxori në pah për interesat e veta elektorale, mos të harrojmë se ai është një aleat i vjetër dhe besnik i Berishës, është e qartë se marrëveshja mes Ramës dhe Berishës, e ka zanafillën që me lirimin e të korruptuarëve nëpërmjet amnistisë penale, gjë që u pasua me dhënien e vulës së PD-së Berishës dhe u finalizua me mbylljen e listave.
Duhet të theksojmë se kjo deklaratë e një aleati historik siç ka qenë Mediu për PD-në vjen pak kohë pas largimit të Agron Dukës nga kampi opozitar i Berishës, gjë që tregon qartë se edhe aleatët e PD-së nuk besojnë në fitoren e Berishës.
Sepse, me këtë Pazar, Edi Rama siguron një mandat të katër qeverisës, duke qenë se një gjë e tillë po del në pah në të gjithë sondazhet e fundit, ku PD e Berishës është më e mpakur dhe me deputetë më pak dukshëm në të gjithë qarqet e vendit.
Nga ana tjetër, Berisha mban opozitën dhe PD-në të mbërthyer pas hallit të tij personal, duke depersonalizuar të gjithë grupin e deputetëve, të cilët, duke qenë se janë të detyruar t’i pëlqejnë Berishës për shkak të listës së mbyllur, këpusin çdo marrëzi nga goja vetëm që t’i pëlqejnë atij, pavarësisht se një gjë e tillë qëndron apo nuk qëndron politikisht.
Demokratët dhe shqiptarët në përgjithësi kanë shpresuar për një opozitë të fortë që do të sfidonte qeverisjen e Ramës. Por kjo shpresë duket se është tradhtuar nga Berisha, i cili, për shkak të interesave të tij personale dhe hallit të tij ligjor, ka zgjedhur të bëjë pazar me Ramën.
Listat e mbyllura janë kthyer në një mekanizëm për të shpërblyer deputetët besnikë, duke u siguruar atyre vende të sigurta në parlament, pavarësisht mungesës së meritokracisë apo përfaqësimit real të elektoratit. Ky poshtërim i procesit demokratik nuk është vetëm një goditje ndaj opozitës, por edhe ndaj vetë qytetarëve shqiptarë, të cilët meritojnë një politikë më të ndershme dhe të përgjegjshme.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128