Pse ka marrë “zemër” krimi?

Krimi ka marrë superxhiro. Ai rekruton agjentë policie, oficerë policie, drejtorë policie, madje dhe më lart.
Pse ka marrë superxhiro krimi? Si ka mundësi që krimi e ndjek, e survejon, dhe e skanon më shpejt se policia, çdo person të kërkuar. Si ka mundësi që drejtues policie, shefa komisariatesh, agjentë krimesh, paguhen nga krimi dhe bandat dhe nuk pyesin kur shkrehin kallashin ? Kush i ndihmon, kush i jep “zemër” kriminelëve ?
Natyrisht qytetarët jo, natyrisht as uniformat e shtetit që jetojnë ndershmërisht me rrogën e tyre. Ministri del dhe thotë “jemi të sigurtë”, dhe pas 20 minutash vriten 2 persona.
Drejtuesit e policisë dalin dhe deklarojnë se “e kemi nën kontroll situatën, dhe elementin kriminal”, dhe hop pas 24 orësh vriten 1 në Berat, 2 në Shkoder, plagosen 3 në Vlorë, etj……
Lista mbetet e madhe, por ajo që nuk po mbahet nën kontroll më, është qetesia e qytetarëve. Vrasja në Rinas, tregoi paaftësinë dhe implikimin e trupave dhe drejtuesve të policisë në ngjarje kriminale. Hetimet kanë nxjerrë fakte të reja. Nuk ka patur energji elektrike në momentin e atentatit në mes të Aeroportit të Rinasit, nuk ka patur as dhe 1 patrullë policie, e cila në ditë të zakonshme, gjendet aty në çdo minutë.
Atëhere si ta kuptojmë ne qytetarët e thjeshtë situatën e krijuar ? Si mund të jemi të qetë ne, qytetarët e thjeshtë në kafene, në rrugë, në ambiente publike, kur kallashi kërcet mes ditën dhe mes sheshit ?
Krimi ka marrë zemër, dhe është duke tejkaluar edhe forcat e shtetit. Dikur thonin se “qeveria e kap leprin me qerre”, por këta nuk po i kapin kriminelët as me makina të reja super të shpejta. Dikur në kohën e “diktatorit”, me një “xhips” rus, bëhej zap gjysma e Tiranës.
Atëhere, si ka mundësi, që sot me mjetet dhe logjistikën e shumtë dhe moderne, policia nxjerr gjithmonë pretekste se “ikën në drejtimin e paditur” apo “nuk gjetëm provat e mjaftueshme në vendin e krimit”. Dhe plot dhe plot sajesa të tjera, të cilat burimin e kanë tek lidhja e elementëve të veçantë në polici, me krimin dhe bandat.
Vrasjet ndodhin ditën me diell, mes qyteteve, mes ambienteve me njerëz, dhe policia mbledh gëzhojat, dhe del me deklaratë shtypi se “personi i vrarë sot ishte shpallur në kërkim nga ne”. Kështu do të vazhdojmë, kështu do të mbetemi, duke u ankuar dhe duke mos reaguar fare, mbi situatën e krijuar ?
Ndergjegja qytetare mbetet ZERO, dhe kjo natyrisht është një prej treguesve që krimi është “trimëruar”. Ne nuk denoncojmë, ne nuk njoftojmë, ne shmangemi, edhe kur e shohim kriminelin tek kapardiset majë makinave luksoze. Dhe e dini pse ?
Sepse qytetarët kanë mendimin dhe perceprimin se “policia i dekonspiron njoftimet e tyre, dhe se policia bashkëpunon me krimin”. Natyrisht në rradhët e Policisë Shtetit, ka edhe njerëz të mirë, të devotshëm, besnikë ndaj detyrës dhe ligjit, por ajo është pakicë.
Ndaj mbetet detyrim urgjent i Ministrisë Brendshme, të reformojë radikalisht Policinë e Shtetit, ndryshe krimi do të bëjë ZAP shumë shpejt edhe vetë shtetin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
