Pse Shqipëria duhet mbetet si Zvicra, sovrane dhe jashtë BE-së

15 Gusht 2022, 14:59 / IDE NGA LEANDëR PRIFTI

Pse Shqipëria duhet mbetet si Zvicra, sovrane dhe jashtë BE-së

Ëndrra e shqiptarëve para dhe pas vitit 1990 ishte për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, domethënë me demokraci, ligje e prosperitet si çdo vend i Evropës perëndimore, por jo si BE.
Shqiptarët dhe qeveritë shqiptare, në 30 vjet kanë harxhuar dhe po harxhojnë energji dhe nerva për t’ju bashkuar një unioni anti-demokratik, i cili në fakt në rast bashkimi do t’i varfërojë shqiptarët edhe më shumë sesa janë tani.

Brenda Partisë Demokratike është domosdoshmëri që të formohet një fraksion konservator sovranit, i cili të luftojë që Shqipëria të mbetet shtet sovran jashtë BE-së dhe të zhvillohet ekonomikisht nën statusin e një shteti neutral të tipit Zvicër, Austri apo Maltë, duke e pasur BE-në një partnere me interesa të qarta reciproke.
Por edhe nëse ndodh që një ditë në vitin 2052, BE-ja do të pranojë që Shqipëria t’i bashkohet unionit me të drejta të plota, atëherë ky fraksion duhet të luftojë që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga BE.

Ylli polar i shqiptarëve vërtet ka qenë dhe duhet të mbetet perëndimi dhe vlerat apo drejtësia perëndimore, por kurrsesi BE-ja dhe strukturat e saj anti- demokratike.
Të lutesh t’i bashkohesh BE-së është njësoj, sikur të lutesh të skllavërohesh dhe ta dorëzosh sovranitetin dhe pavarësinë e fituar me aq shumë mund e gjak, skllavopronarëve të Brukselit. Po ju shpjegoj shkurt çdo strukture në BE dhe gjykoni vet.
Komisioni i BE me president Ursula Von Der Leyen- e pavotuar demokratikisht dhe emëruar arbitrarisht!

Këshilli Evropian- edhe KE edhe presidenti i KE, nuk janë të zgjedhur por të emëruar (Kupto nga Gjermani dhe Francë).
Parlamenti Evropian- i zgjedh parlamentarwt në mwnyrwn më anti-demokratike të mundshme të quajtur Universal Suffrage.
D.m.th vota e qytetarit të ndershëm është e barabartë, me votën e të burgosurit dhe kriminelit. Plus në çdo vend të BE e drejta për të votuar për parlamentarin e BE, ndryshon nga vendi në vend dhe nuk është e drejte e garantuar.

Presidenti i Parlamentit Evropian- zgjidhet njësoj si Haxhi Lleshi njëherë motit në Shqipëri.
Këshilli i ministrave- është një pushtet ekzekutiv që një Zot e di nga e merr fuqinë ekzekutive. Kjo është vetëm qesharake, por është kriminalisht anti-demokratike.
Po ky Këshill aspak transparent dhe demokratik- ka fuqi absolute mbi dy gjykatat Europiane, atë të drejtësisë dhe gjykatës së auditoreve.

Si mund të bëjnë drejtësi për qytetarët europianë këto gjykata?!
Mund të ma shpjegojë dikush, që merr vesh nga EU Law?!
Si ka mundësi që të gjitha qeveritë shqiptare në këto 30 vite nuk u kanë shpjeguar shqiptarëve, se cilat janë të mirat dhe përfitimet për ta nëse Shqipëria i bashkohet BE-së?!
Madje edhe më keq se kaq; populli shqiptar nuk është pyetur asnjëherë nëse ai dëshiron që Shqipëria t’i bashkohet BE-së apo jo. Pra vullneti i popullit si zakonisht është injoruar dhe përbuzur duke i dhënë mundësi politikanëve të përfitojnë politikisht në mënyrë të pa ndershme, duke ju vjedhur votën mbi mashtrimin e paskrupullt se janë ata që do ta anëtarësojnë Shqipërinë në BE, si loja me Pëlhurën e Penelopës.

Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse kjo vërtet ndodh një ditë, Shqipëria dhe shqiptarët do ndeshen me një realitet të egër dhe të padrejtë dhe atëherë do kujtohen apo do shfaqin pendesë, përse lejuan që vullneti i tyre lidhur me këtë çështje të injorohej si edhe faktin pothuaj pa kthim që Shqipëria u anëtarësua në BE.
Ja tek keni edhe një grafik zyrtar nga BE, që ilustron atë që ju tregova më lart. Është momenti (madje i vonuar) që shqiptarët të shprehin qarta vullnetin e tyre për një çështje që do vijëzojë të ardhmen e tyre, ndoshta pa kthim.

Pse Shqipëria duhet mbetet si Zvicra, sovrane dhe jashtë BE-së

 

Po ndodh...