Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

15 Gusht 2022, 10:07 / IDE NGA BEN ANDONI

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Në shtatorin e vitit 2022 ose më saktë pas më pak se dy javësh, Shqipëria do të nisë sërish të merret me Hapjen e Dosjeve, Çështjen Meta dhe gatitjen ndoshta të një ligji të ri, që lidhet me njerëzit, të cilët kanë lidhje me të shkuarën komuniste. Sikur dikush të dijë mirë përpjekjet, fondet, aktivitetet, seminaret qëjanë bërë për komunizmin, dosjet, lustrimin të kap tmerri për humbjen e madhe të energjisë. Jo sepse janë bërë. Po sepse pothuaj nuk kanë bërë asgjë. Përveçse kanë prodhuar patetikëdhe përfitues. Në fakt, kur pyet një tufë syresh opër të gjithë tëshkuarën komuniste është bajagi konfuz. Ka një anektodë tëbukur, lidhur me këtë fakt, që e tregonte Reagan, ish-presidenti amerikan, që zakonisht fliste fare shkoqur e thjeshtë për tema tëmëdha. [Një grua po e priste Gorbaçovin në Kremlin. Më nëfund ai vjen. Ajo e pyet ] “Cili e shpiku komunizmin: Ndonjëpolitikan apo shkencëtar?” [Ai u përgjigj]Si të them, një politikan.” [Ajo i përgjigjet], “Kjo ma shpjegon të gjithë atë qënuk kuptoj. Shkencëtari do ta kishte provuar më parë te minjtë”. Në fat Reagan nuk mund të parashihte dot sesa e fortë ishte inercia e komunizmit dhe si do të përdorej në Lindje. Për njëfakt: Duket se komunizmi është më “i pranishëm” sot i vdekur,sesa në fakt në të gjallë.

Në fakt, komunizmi në Shqipëri ka qenë në grahma që sapo kaloi mesin e viteve ’80. Vdekja e Enver Hoxhës ishte jo thjesht mbyllja e një epoke, por nisja e një tranzicioni absurd. Kush ka jetuar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë e pak qytete të tjera nëShqipëri e mban mënd se batutat dhe humori me komunizmin ishin sheshit dhe madje epitetet që identifikonin Enver Hoxhëndhe të tjerë tregoheshin pothuaj haptazi. Kinse përjashtim bënte Blloku, që megjithë mbylljen e kishte kapur liberalizmin shumë kohë më parë, ku nomenklatura dhe pinjollët apo të gjithëtë lidhurit me të kishin mundësi të shikonin artin-kulturën e botës dhe të ndiqnin modën e huaj, të vizitoheshin dhe tësajoheshin për udhëtime jashtë qoftë edhe për ndonjë dhimbje dhëmballe. Në fakt, atyre u pëlqente kjo status quo. Ata vetë e kishin kapur dekadencën e socializmit dhe u pëlqente të luanin me njerëzit. Shumë pinjollë të Bllokut do të shpërfaqen shumëmë modernë se shumica e njerëzve që realisht edhe pa beneficet e tyre ia kishin bërë radiografinë komunizmit. Jo më kot, njëpjesë jo e vogël e njerëzve të Bllokut dhe e të përkëdhelurve tëtyre janë sërish në pozita dhe e nisën kapitalizimin të parët.

Problemi që trajtohet tashmë është sesa herë politikanët kanëngërçe u kthehen fantazmave të së shkuarës edhe pse tashmë njëpjesë e shqiptarëve e dinë mirë sesi u dëmtuan dosjet. Nëse njëditë do të ketë drejtësi, prishja e dosjeve dhe përmbajtja e tyre do të turpërojë shumë njerëz që bëjnë si të pastër por më shumëata që kanë vendosur dorë dhe ca më shumë hijenat që i mbajnëdhe i servirin si material kundër personazheve të ndryshme për shantazh e të tjera.

Megjithë ndarjen me komunizmin që e nisëm shpirtërisht që nëmesin e viteve ’80 dhe de jure e de facto pas viteve ’90, duket se fantazma ose ajo që institucionet e komunizmit futën te njerëzit nuk do ikte lehtë. Zhgënjimin më të madh e pësuan autoritetet e huaja, kur përshembull një sondazh i realizuar në vitin 2016 nga OSBE për vlerësimin e të kaluarës komuniste dhe vlerëzimin e Enver Hoxhës doli se gati 52% e njerëzve të anketuar mendonin pozitivishtpër atë kohë!!! Ku problemi më i madh për të huajt doli konstatimi se: komunizmi ishte ide e mirë por e realizuar keq”. Po kishte akoma: rreth 10% mendonin se e keqja ishte e atyre që pasuan Enver Hoxhën!! Duket se rezultati ishte dhe mbetet më shumë pjesë e zhgënjimit që lidhej me drejtimin e dy partive të mëdha PS dhe PD, dhe në formë më të përmbledhur trashëgimisë së PS-së, përkatësisë komuniste të kryeministrit Berisha dhe anti-komunizmit kalp të tij; tashmë edhe dosjes sëpërfolur të ish-presidentit Meta dhe kaotizmit të kryetarit aktualRama. Në fakt nuk ishte vetëm rasti i Shqipërisë, që do t’i bënte burokratët evropianë t’i vinin gishtin kokës. Të njëjtat sondazhe në ish hapësirën e Republikës Demokratike Gjermane dhe Poloni do të kishin të dhëna edhe më të larta për nostalgjinëkomuniste.

Që komunizmi kanonik nuk njihej realisht në Shqipëri ky ështëfakt, dalë edhe nga analiza më e thjeshtë cilësore dhe ështëakoma më shumë fakt, që ne e kemi ende të vështirë tastudojmë, pasi nuk kemi metodologji ose më saktë druhemi tëshohim katrahurën që gatuam. Por, se mos vetëm për këtëperiudhë: Ende jemi të paqartë për rolin e Zogut dhe periudhën e Mbretërisë, pasi ende nuk dimë të balancojmë të mirat e tëkëqijat. Luftën e Dytë Botërore dhe karakterin e saj, si edhe kontributin shqiptar, e ngatërojmë edhe më shumë. Fatkeqësisht ne nuk kemi një lloj kontrate sociale që të ndahemi nga gjëra tëpërcaktuara, që i kanë shkaktuar dëm vendit dhe ende nuk dimëtë përcaktojmë se çfarë solli ajo inxhinieri e madhe sociale përvendin. Të ashtëquajturit të Djathtë e shfrytëzojnë si kauzëkomunizmin dhe megjithëse kanë dhe drejtuesin e tyre që ka ardhur nga këto rradhë bëjnë si shumë të angazhuar…Të Majtët vazhdojnë lojën, por ndodh jo rrallë, që simbolet komuniste janëkrejt hapur në pushtetin e tyre lokal. Në shkollat tona, mësimi për komunizmin është gati banal dhe me shumë paragjykime. Dhe, kjo logjikë ndoqi në fakt dhe ata që dhanë opinionet e atij sondazhit të OSBE-së. Asokohe u shkruajt se njerëzit që kishin votuar për nostalgjinë u konsideruan si të pashkolluar, si hallexhinj por edhe si shumë injorantë. Në fakt, ka pak humor këtu, duke sjellë sërish në fokus njeriun që kontribuoi direkt për Rënien e Perdes së Hekurt. Ja si e shpjegoi dikur Regani këtëfenomen përmes një parabole, por për një publik më tëelaboruar:“Si përcaktohet një komunisti? Epo, është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe, si konsiderohet një antikomunist? Është dikush që kupton Marksin dhe Leninin”.

Kështu vijoi edhe kuptimi që i dhamë në vend problemit tëdosjeve për të cilën Shqipëria ka dhe një institucion. Fatkeqësisht, jo pak herë, ndodh që individë të ndryshëm kanëbërë jashtë çdo lloj kriteri moral dhe burokratik nxjerrjen e dosjeve dhe përfoljen e individëve. “E habitshme” është se njëpjesë jo e vogël e tyre e furnizojnë direkt PD-në dhe njerëzit e saj që i përdorin si armë kundër kundërshtarëve të tyre. Duke harruar malin me probleme që kanë në mes dhe mbi të gjithëmoralin e pastërtisë, një gjë e harruar tek ne.

Paradoksi? Shqiptarët, të lodhur nga kinset, nga mali i spiunëve (shumë nga ne në Tiranë i njihnim dhe i njohim sepse si atëherëdhe sot duken njerëzit që kanë benefice, ata që i ngjisin shkallët nga 5-6 apo ata që marrin rroga dhe shpërblime pa fund) futen në një qerthull nga ku nuk dalin dot. Në fakt, për shqiptarët problemi do të ishte që problemi i dosjeve të merrte udhë njëherë e mirë por sot kuptohet se një pjesë jo e vogël i kanëkopsitur dhe këtë e shikon në ankthin e sotëm të Metës, që pret një verdikt, në qetësinë e Berishës dhe njerëzve të tij.

“Në sondazh e shkuara komuniste është renditur shumë mëmbrapa sesa shumë probleme të tjera që kanë sot shqiptarët”, tha kryetari i atërershëm i OSBE. Në fakt, sot, problemi më i madh kur koha e Shqipërisë nën komunizëm po barazohet me atë tëShqipërisë demokratike është numri i lartë i të vrarëve për pronat, ankthi i madh i vendi i pazgjidhur; papunësia dhe mundësia e shpresës në një vend me aq burime natyrore si yni.

Ajo, që po i lodh njerëzit, është se do të duhet afat jo i vogël kohor, ku për fat të keq status quo do të mbetet dhe do vegjetojnë dhe do pasurohen sërish ata që kanë pasur lidhje me komunizmin duke e përdour kinse luftën kundër tij.

Drejtimi politik i pas ’90  që përcaktoi jetën politike të vendit ka shumë gjynahe për Shqipërinë dhe kjo i atribuohet të gjithëpjesës së politikanëve. Për patetikët nuk ka vend, që bërtasin tani për dosjet, sepse do jenë sërish mirë duke puthur duar e këmbëtë tjera apo duke ndejtur me falënderime për ambasadat e huaja. Por socializmi apo komunizmi (si e quajmë ne sepse janë dy gjëra krejt të ndryshme), dështoi prej vetë sistemit politik dhe ndaj duht parë me kujdes edhe modeli që po ndjekim. Një pjesëe vendeve kanë nisur me kohë të këqyrin të shkuarën e tyre, ashtu si një metodologji e re për dosjet dhe sidomos dëmtimin e madh që u është bërë të kumtohet ashtu si duhet, pret që tërealizohet për të qetësuar shumë shpirtra.

Në një farë mënyre, ashtu si e pësoi socializmi mund ta pësojëçdo formë regjimi që mundohet ta mbajë popullin e vet tëngërthyer në debate artificiale dhe shterpë. Dhe, socializmi e mori goditjen më të madhe pikërisht në atë që mëtonte kinse për vlerat e barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit. Ndaj, Regani përdorte parabola për ta përshkruar një falsitet, kurse ne duhet tëbëhemi seriozë për një kaluar, që na ngërthyer keq dhe luan me ne me kaq cinizëm

Po ndodh...