Si u katandis shqiptari kështu?!

30 Gusht 2022, 15:51 / IDE ALFA PRESS

Si u katandis shqiptari kështu?!

Nëpër shoqëritë shqiptare kurrë nuk kanë ndodhur krime të përmasave monstruoze dhe nuk ka pasur aq amoralitet e paturpësi sa gjatë kësaj dekadës së fundit. Një ndër ato ngjarje monstruoze është edhe kjo e fundit e ndodhur në Prishtinë, ku një grup meshkujsh monstra, me orë të tëra kanë dhunuar seksualisht një engjëll me fytyrë fëmije. Ngjarje që ndodhin shpesh edhe në Shqipëri, ku shteti vepron ashtu siç e urdhërojnë kriminelët që e kanë financuar partinë fituese në pushtet.

Dhe kjo ndodhë mbase pse shoqëritë shqiptare qëmoti i kanë dëbuar ndershmërinë, turpin dhe moralin. Si dhe shkaku se nëpër “Shqipëritë” tona, shtatë ditë në javë, nga njëzet e katër orë në ditë, promovohen cullakosja, shthurja, amorali dhe paturpësia.

Dhe shkaku se të gjithë ne i njohim hajdutët dhe kriminelët tanë, por nuk na pengojnë kur ata ulen në krye të Odës së Burrave.

Kjo ndodh edhe pse kemi harruar se sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri ne njerëzit që jetojnë aty. Dhe se sa më të shumtë janë profesorët kryemëdhenj, por anti-islamistë kokëtulë që e përçajnë shqiptarinë duke zbuluar mes nesh ‘anadollak’ e ‘arab’, aq më të pakta janë vlerat shqiptare që do i kenë hije shqiptarisë.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur disa ‘properëndimorë’ tanë ‘mendje hapur’, do duhet të mësojnë diçka nga shqiptarët e ‘prapambetur e pro lindorë’ të Maqedonisë, të cilët thonë se nuk të vlen gjë as shteti as ligji aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp.

Dhe të cilët ndershëm e mbrojnë dinjitetin e nënave dhe motrave të veta, ngaqë e dinë se gjatë dekadave të socializmit, atëherë kur ata e kishin të ndaluar të shkolloheshin, këto gra heroina e mbrojtën gjuhën tonë dhe shqiptarinë. Si dhe bënë çmos që ta kuptonim se shtyllat mbi të cilat qëndrojnë familjet dhe shoqëritë shqiptare janë nderi, morali dhe turpi.

Mbase pse e kishin kuptuar këtë ata edhe u bënë ‘djep’ që rriti dy nobelistë dhe shumë mendimtarë e atdhetarë me të cilët mburret mbarë shqiptaria.

Po ndodh...