Sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve, por dje?!

Këta që rrethuan partinë e tyre sikur të ishin turqit që rrethojnë kalanë e Krujës!
Këta që me dru në dorë si në mesjetë rrethuan selinë e tyre! Rrethuan selinë e partisë që e kishin themeluar!
Këta që me rrethimin e PD kërkuan me çdo kusht të eliminonin këdo që ishte brenda edhe pse ishin e njëjta familje!
Këta që u ndjenë keq përse Policia ndërhyri e kështu i pengoi të mbaronin punën e ligë në mendjen e tyre për eliminuar, ndoshta edhe fizikisht këdo që ishte brenda Selisë, sepse ishin pengesë për pushtetin dhe interesat e tyre.
Po këta, sot kërkojnë dorën e bashkëpunimit dhe mbështetje e të gjithëve, sepse janë në hall, dje
Bënë gjithçka për t'a shkatërruar PD duke larguar e përjashtuan çdo demokratë që mendonte ndryshme, që nuk ishte më t'a apo me "çmendurinë e tyre politike", por sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.
Menduan se me kalimin e kohës memoria do të fshinte aksionet e tyre, gënjeshtrat e tyre, dhe po ashtu menduan se nuk do të kishin nevojë për askënd!
Menduan se me marrjen e Kalasë do të kishin siguruar edhe fitoren! Në fakt marrja e asaj kalaje do të jetë hija e humbjeve të vazhdueshme që do i shoqërojë vazhdimisht!
U gëzuan për çdo përbaltje që ju bënin të tjerëve, gëzoheshin për çdo braktisje që pësonin të tjerët në vrullin e dhunës, sulmeve, përçarjeve, ofertave dhe çdo mekanizmi tjetër duke mos menduar se një ditë e shpejt "karma" do ju kthehej!
Sulmuan, denigruan, përjashtuan kolegët e tyre demokratë e sot, por kërkojnë për ndihmë e aleancë çdo subjekt politik, edhe ata të ekstremit të majtë! Dikush që shkatërron shpinë e tij nuk është i dobishëm as për të tjerët!
A nuk do të ishte më mirë të kishin mbajtur të bashkuar familjen politike, të mbanin të fortë muret e shtëpisë së përbashkët, në vend që me tetë janar t'a sulmonin më të njëjtin skenar që turqit bënin në mesjetë kundër kalasë së Krujës!
Menduan se 8 janari do të harrohej shpejt e plagët e barbarizmit do të sheroheshin nën joshjen e pushtetit apo të mundësive për privilegje!
Në fakt kështu ndodhi për disa që ditën e 8 janarit ishin të mbaruar nga frika brenda në Seli nga sulme të atyre që ishin jashtë, por menjëherë më vonë bënë kompromise për karriken e deputetit duke harruar mbështetësit e thjeshtë që ju kishin besuar se gjasma po mbronin idealet!
Në fakt, disa prej tyre, morën një karrike deputeti, konfirmuan postet në forumet e një partie të shpartalluar e destinuar për humbje të vazhdueshme, por shumë demokratë të thjeshtë, që besuan në një PD tjetër, nuk e harruan kurrë e nuk mund t'a harrojnë ngjarjen e 8 Janarit!
Demokratët që i nxorrën nga Selia nën efektin e pushtimit, nuk do e harrojnë kollaj këtë eksperiencë dhe fjala bashkim se kemi hall për zgjedhje është një refren që nuk bind thuajse asnjërin prej tyre!
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
