Sprovat e mëdha të makutëve të politikës shqiptare!

28 Gusht 2022, 20:34 / IDE NGA ZEF NDREKA

Sprovat e mëdha të makutëve të politikës shqiptare!


Ngjarjet politike në Shqipëri e rajon, po vijojnë të bindin gjithnjë e më shumë shqiptarët për lakmitarët e mëdhenj të parave e të pasurive, për grykësit që maskohen e flasin si patriot, si të ndershëm që i qajnë hallin popullit në batakun ku ka rënë.
Makutët Berisha, Rama e Meta që në vite i bashkoi pangopshmëria por edhe antishqiptarizmi më i madh i të gjitha kohërave, i kanë bërë Shqipërisë dëm të pallogaritshëm si në zhvillimin ekonomik dhe në atë politik.
Është fakt se kjo treshe, janë makutërit që kontrollojnë pothuaj gjithë pasuritë e vëndit, që e komandojnë përmes ligjeve e vëndimeve të qeverive të tyre dhe oligarkëve që i kanë vegla përdorimi në korrupsion.
Kjo është arësyeja, që politikanët shqiptare janë ndër më të pasurit në botë.
Në asnjë vënd demokratik nuk ndodh si në Shqipëri. Bisnesmenët që punojnë vetëm për t'u pasuruar, janë më të "varfër" se politikanët që kanë detyrë t'i shërbejnë vëndit dhe popullit.
Por politikanët e rangut më të lartë, pra kryeministrat, janë oligarkët e vërtetë të Shqipërisë, që pasuritë e tyre i shtojnë me VKM dhe me ligje vetëm në favor të tyre.
Ky është kulmi i kapjes së shtetit. Është rënia e tij plotësisht në duart e mafies.
Kjo treshe, e pagëzuar me të drejtë si "Trekëndëshi i Bermudës" është shfaqur herët në veprimtaritë e saj, që në fillimin e viteve '90 më dëshirat shpërthyese për pasurim të pa fre.
Lakmitë e tyre të tepruara për t'u pasuruar, për t'u bërë të famshëm, të fuqishëm, të papërmbajtur për pushtet, kanë shkatërruar mendërisht dhe shpirtërisht jo vetëm vetën e tyre, por edhe shqiptarët.
Mjafton të shikojmë në çfarë mjerimi është tjetërsuar Berisha, dikur i plotfuqishëm dhe autoritarist me strukturat e PD- së dhe servilët e kapur të tij! Po ashtu Rama. Edhe më keq Meta !
Çdo gjë në këtë vënd e duan për vete. Dozat e egoizmit, të të paduruarit, të të pangopurit, i kanë marrosur dhe janë të qartë tani përballë shqiptarëve të pa shpresë që si zgjidhje shikojnë vetëm braktisjen e vendit.
Këta bëjnë përpjekjet e çuditshme e të pamoralshme, të fitojnë më çdo kusht, me mënyra çoroditëse, të paligjshme.
Historia e rikthimit në politikë e Berishës pas shpalljes "non grata" nga Qeveria Amerikane, si dhe më vonë nga ajo Britanike, lufta e pa parë e përçarjes së PD-së me mbështetjen e oligarkëve dhe të Ramës e Metësy, vetëm e vetëm për të ruajtur pengmarrësit politikë 30 vjeçarë.
Vjedhjet, plaçkitjet, korrupsioni vazhdojnë, edhe pse sot kanë përballë amerikanët që po e marrin në dorë kontrollin në Shqipëri e Kosovë dhe që po i dalin për zot mbarë kombit shqiptarë, për fatin tonë të mirë.
Vetë Zoti do të sprovojë "Trekëndëshin e Korrupsionit". Dita nuk do të vonojë...

Po ndodh...