Ta gëzoni Edi Ramën, tani edhe kryebashkiak i Shqipërisë!
Një javë pasi mori 41 vendime, KKTU-ja u mblodh përsëri dje në mbledhjen e radhës për të miratuar lejet e reja të ndërtimit në të gjithë vendin. Një Zot e di sa e çfarë do të miratojë! Çdo javë mbledhje KKTU-je ndaj jo më kot flitet qe janë hapur 150 vende të reja pune në AZHT.
Vendimi për disa ndryshime dhe shtesa të VKM-së 408, që ka pak ditë që ka hyrë në fuqi, ka bërë që tani, thuajse të gjitha kompetencat e lejeve të Bashkive të kalojnë në dorë të këtij Këshilli dhe drejtuesit të saj Edi Rama.
Çdo javë mijëra metra katrorë ndërtimi resorte, rezidenca, komplekse dhe kulla shumë katëshe tani janë zyrtarisht në dorë të Kryeministrit.
Pra, me një vendim qeverie tani Shqipëria ka Kryebashkiakun e saj. Po po, Kryebashkiakun, i cili në kohën e lirë kur s'ka podcaste, qoka nëpër agroturizme të ndërtuara privatisht, ndonjë përurim rruge të papërfunduar ende por që për propagandë i do prerë shiriti, e që bën Kryeministrin, detyrën për të cilën është votuar dhe paguhet nga shqiptarët.
Ta gëzojmë Kryebashkiakun e Shqipërisë!
Na rrofshin Planet e Përgjithshme Vendore. Na rrofshin miliona e miliona lekë të paguara nga buxheti i shtetit për hartimin e tyre në të gjithë Shqiperinë dhe kohe fizike e shpenzuar nga specialistët që kanë punuar me to.
Të gjitha këto investime janë hedhur në kosh me një firmë. Ashtu si po hidhet në kosh një qytet si Tirana, pse jo edhe gjithë Shqipëria.
Arkitektura është një biznes shumë i rrezikshëm dhe nuk lihet në dorë të një njeriu që kur ishte "de facto" dhe "de jure" kryetar bashkie e shaktërroi me ndërtimet që miratoi. Mjafton të kujtojmë lagjen e Komunës së Parisit. Ajo është kryevepra e Edi Ramës si kryetar bashkie. Pjesa tjetër është make up i bërë keq.
Renzo Piano, arkitekti italian me famë botërore dhe fituesi i çmimit Pritzke ne Arkitekturë në vitin 1998, impaktin e arkitekturës në zhvillimin e një vendi dhe jetës së njerëzve e shpjegon kështu: “Nësë një autor shkruan një libër të keq, njerëzit nuk e lexojnë më.
Por një arkitekturë e keqe, i imponohet vendit me rreth njëqind vjet shëmti. “Arkitektura nuk është si një politikë, ligj apo vkm që edhe nëse bëhet keq ti e kupton dhe e korrigjon ose anullon. Arkitektura e keqe nuk zhbëhet më dhe ky është rreziku më i madh, veç shumë të tjerave, që na kanosen nga ky njeri.
Ndaj për vepra të rëndësishme kërkohen mendimet e profesionistëve dhe bëhen Planet e Përgjithshme Vendore që edhe pse ndoshta mund të kenë kundërshti përsëri i japin një zhvillim, deri diku, të kontrolluar qytetit.
Jo më kot aty vendosen disa parametra si katet, intensiteti dhe koefiçenti i ndërtimi. Tanimë, kreu de fakto i Bashkisë së Tiranës ka vite që po e mbush kryeqytetin me kulla, që nëse do të popullohen ndonjëherë, dyshoj shumë që kjo të ndodhë, do të sjellë një katastrofë urbane për zonat ku do ngrihen.
Imagjinoni një kullë që ndërtohet në një zonë tashmë të konsoliduar dhe do t’i shtojë asaj zone edhe 5000 mijë banorë dhe 1000 makina që çdo ditë do të kalojnë në po ato rrugë të ngushta, do të furnizohen nga i njejti tubacion uji, do t’i shërbejnë të njëjtat kanalizime.
Mendoni që fëmijët e këtyre familjeve do të shkollohen në të njejtën shkollë që ka ekzistuar edhe para 20-30 apo 40 viteve. Para se të jepte lejet e tmerrshme për kulla në akse të ngushta si rruga e Kavajës, tek qendra, tek Inxhinieria e Ndertimit, tek rruga Dritan Hoxha e kështu me radhë, Kryeministri duhet të ketë parasysh që në çdo qytet normal kullat ndertohen në hapësira të reja dhe jo në zona të konsoliduar ku nuk ka më mundësi zgjerimi ose shtimi të një rruge të re.
Pra ne, fëmijët tanë dhe shumë breza që do të vijnë, do të shohim dhe do të jetojmë, nëse do të kenë mbetur ende njerë, në shëmtinë dhe arrogancën arkitektonike të imponuar vetem nga një njeri, Kryebashkiaku i Shqipërisë.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128