Thirrje për reflektim!

28 Qershor 2024, 10:28 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Thirrje për reflektim!

Situata e rëndë dhe e komplikuar në të cilën ndodhen demokratët shqiptarë sot, nuk është e re.

Është një strategji malinje e ndjekur sistematikisht prej vitesh, me të vetmin synim për shkatërrimin përfundimtarë PDSH-së.

Për të arritur në finalizim janë përdorur që nga makinacionet konspirative kombëtare e ndërkombëtare të tipit McGonigal, deri tek vendimi i paligjshëm juridik i 11-të qershorit i Gjykats së Apelit në Tiranë, i cili shkeli hapur hirarkinë gjyqësore, duke refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Por nuk ka diskutim që goditësi fatal është Sali Berisha i cili në shkelje jo vetëm të normave statutore, por dhe të atyre zakonore e njerëzore, sakrifikoi unitetin dhe vetë ekzistencën politike të demokratëve shqiptarë thjesht e vetëm për arsye personale.

Mirëpo përkundër këtyre insinuatave e veprimeve që kulmuan deri në dhunë asgjësuese në Selinë e PD-së qëndrestarë demokratë, idealistë që ju dhimbsej PD-ja dhe vendi, rezistuan dhe mbajten për 3 vite të gjallë jo vetëm ekzistencën politike por përvijuan një udhëtim drejt shpresës e fitores, me vizion e program qeverisës të një vendi që po gangrenizohet nga korrupsioni e krimi shteteror. 

Vizioni i demokratëve të drejtuar me urtësi e modernitet nga Lulzim Basha nuk ngeli i izoluar e sektar, por përfshiu një gamë të gjerë forcash politike, organizatash dhe përsonalitatesh eminente të jetës publike e politike të vendit duke krijuar "Harkun Euroatlantik".

Natyrisht ky grupim jo vetëm do linte jashtë tij por do ekskludonte individët e dezinjuar si non grata nga aleatët tanë strategjikë, si dhe ata që sot janë të penalizuar per krime ekonomike e korrupsion shtetëror nga SPAK-u.

Kur projekti ynë qeverisës si një alternative unike për shërimin e situatës po i drejtohej për konsultim e sugjerim grupeve të interesit dhe masës së gjerë të njerëzve, ustallarët e kleptokracisë dhe pengmarrjes së pluralizmit dhe demokracisë, Berisha-Rama-Meta, ju qasën serish ujdisë.

Ata me urgjencë aktivizuan gjykatësit e përdorshëm për shkak të lidhjeve nepotike me pushtetin për të vulosur me turp një vendim skandaliz, për të cilin sikundër poseduesi i ri i vulës së tyre shpejt do dizenjohet "non grata".

Është e qartë që ky vendim i pjesshëm pa gjykim në themel siç kërkon Gjykata e Lartë është përvetësim i paligjshëm i titullit zyrtar, me shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash e vulash nga një grup i strukturuar kriminal.

E kjo vërtetohet kur të hapet dosja e “Kuvendit”-Tubim të 11-të dhjetorit.

Ky vendim proçedurial i Gjykatës së Apelit, naryrisht që ka shënjuar një precedent të rrezikshëm.

Demokratët euroatlantikë natyrisht që në vijim të principialitetit respektuan vendimin, duke hequr nga selia logon dhe siglat që diktonte vendimi.

Por të respektosh vendimin nuk do të thotë të mos e apelosh atë, ndryshe gjyqsori nuk do të kishte shkallët dhe filtrat e tij sipas parimeve të jurisprudencës.

Ky apelim apo rekurs ka alarmuar trekendëshin e Bermudëd, por ka krijuar luhatje e pështjellim edhe tek disa individë mes nesh.

Natyrisht që shumëkush kërkon të dijë për një plan B të demokratëve që ju prin Basha.

Eshtë normale nëse është i sinqerë ky insistim.

Edhe grupimet politike si ç'do familje kanë kodet, strategjitë dhe taktikat e tyre të funksionimit, të cilat shfaqen kur gjejnë momentin oportun.

Ndaj pa dashur të paragjykoj askënd shpreh dhe ndaj bindjen time, se ngutja për të themeluar e nominuar një parti të re politike me ngulm, apo veprimi individual i ndonjë deputeti apo demokrati me axhendë personale ndërkohë që vijon beteja juridike përbën non sens, dhe fiks përmbush filozofinë e nongratës, ti thyej një nga një, apo ti nxisë që të themelojnë një parti që ti përdori për albi në humbjen e vitit 2025.

Ndërsa për variantin gati qesharak të një drejtimi kolegjial të partisë jam kategorikisht kundër dhe nuk mund të ndodhë dhe të eksperimentohet, në një grupim konservator modern.

Kolegjaliteti, demokracia e brendshme janë të garantuara me statut që nga kryetari tek antari i thjeshtë.

Materializimi i regjencës shqiptare të kohës së pushtimit nazi fashist apo i stilit të ish Jugosllavisë post Tito janë eksperimente naive, në mos dashakeqe pë interesa meskine dhe okulte.

Po ashtu rënia në grackën e thirrjeve cinike nga çatia e Foltores pë bashkim është fatalitet, sepse nuk ka arsye që justifikon bashkimin me ata që farkëtusn ndarjen dhe shkatërrimin.

Nuk ka argumet në botë që të mund të justifikojë bashkimin me njeriun që “non gratën” e tij, po kërkon që ta kthejë “non grata" për gjithë demokratët shqiptarë.

Eshtë krejt e thjeshtë dhe e qartë. Bashkimi ndodh vetëm kur të ikin nongratatat që mbajnë peng bashkimin dhe i duan të gjithë demokratët nongrata si mburojë njerëzore.

Lulzim Basha me gjithë situatën e rendë sistematike që po i serviret nga ky klan poltik mafioz, ka qenë dhe vijon të jetë i qartë dhe i kthjellët:

Alternativa e demokrateve euroatlantike do të jetë garuese dhe fituese.

Shumë shpejt do të shihni hapat polikë të radhës sikundër do dëgjoni lajme shokuese dhe ndëshkime të rënda deri në sanksione nga aletët, për të gjithë pengmbajtësit e demokracisë dhe shkatërruesit e Shqipërisë.

Duke mos e ekzagjeruar aspak, por për realitetin politik që po përjetojmë, me dëshpërim konstatoj se zgjatimet e strategjisë sllavo ruse në Ballkan kanë shtrirë rrezikshëm tentakulat, edhe në vendin tonë.

Eshtë misioni ynë historik si palca e qenësisë dhe ekzistencës së demokratëve, të bëhemi barrikadë e pakalueshme e tyre.

Ndihma dhe asistenca nuk na mungon.

As vizioni e përkushtimi.

Duhet durim dhe reflektim i thellë.

Pas turbullimeve në lumenj që rrjedhin vjen kthjellimi.

Në moçale nuk ka thjellim e qartësi, veç britmës në kor të zhabave.

Po ndodh...