Vjedhësit e historisë së vetvetes

9 Shtator 2022, 15:12 / IDE SHABAN MURATI

Vjedhësit e historisë së vetvetes

Nuk duhet të habitemi pse shtetet fqinjë na vjedhin historinë dhe figurat tona të shquara historike, që nga Kostandini i Madh, Jan Kukuzeli, Skenderbeu, Nënë Tereza, etj.  Sepse sot në shekullin e 21 shqiptarët për të bërë të famçim (do të thonte Noli) oxhakun apo rrapin e fshatit të tyre vazhdojnë me babëzi t’i vjedhin njeri-tjetrit historinë e dhe figurat e shquara historike, të cilat na janë bërë tani me dhjetë vendlindje e me dhjetë fshatra, ju janë pagëzuar apo kanë vënë kurorë. Madje, sikur nuk u mjafton territori i Shqipërisë dhe kanë nisur sëfundmi të vjedhin historinë dhe figurat e shquara të arbëreshëve.

Vërtet Shqipëria ka disa krahina, që e kanë vjedhjen në kodin e nderit, por kjo ka qenë për vjedhje dhensh e parash, kurse tani po bëhet normë vjedhja e historisë së njeri-tjetrit. Kjo, në sytë e shteteve fqinë i bën shqiptarët njerëz, që nuk njohin saktë historinë e vet dhe figurat e  veta historike, dhe të cilëve mund t’ua përvetësosh kollaj historinë edhe figurat historike.  Kur shqiptarët  i shpikin Skënderbeut dhjetë fshatra ku ka lindur dhe dhjetë fshatra ku është martuar, e kanë më lehtë shtetet ballkanike të na e marrin edhe heroin tonë kombëtar dhe ai po del serb, maqedonas, malazez, grek dhe se fundi edhe bullgar.

Kjo quhet papjekuri historike, papjekuri shtetërore dhe papjekuri kombëtare.

Po ndodh...