1-vjetori i ndarjes nga jeta, Shkodra përkujton kolosin e humorit Zef Deda
24 Nëntor 2024, 23:57 / JETË

Familjarë, kolegë dhe qytetarë të Shkodrës kanë Përkujtuar kolosin e humorit Shqiptar, Zef Dedën, me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Përkujtimorja u zhvillua në hollin e teatrit “Migjeni”, ku Zefi bashkë me kolegët i dhanë kaq shumë të qeshura jo vetëm spektatorit shkodran, por edhe atij mbarëshqiptar.
Për djalin e Zefit, aktorin Julian Deda, njerëzit për sa kohë kujtohen nga familja, miqtë dhe shokët, ata nuk vdesin asnjëherë.
Ndërsa kolegët kujtojnë me nostalgji jo vetëm Zefin si artist, por edhe si një njeri i mirë.
Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, më 24 nëntor të vitit të kaluar, pas një sëmundjeje të rëndë.
-
-
“Fluturon” Napoli, ekipi i Contes në krye, thyen Romën
24 Nëntor, 23:38
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


