20 maji ndër vite

20 Maj 2024, 07:09 / JETË ALFA PRESS

20 maji ndër vite

20 maji është dita e 140-të e vitit në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hene.

Më poshtë, mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

325- Hapet zyrtarisht Këshilli i parë i Nicesë, duke filluar në një Kishë të Krishterë.

526- Tërmet në Siri ku mbetën të vdekur 250.000 njerëz.

1498 - Eksploruesi portugez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

1506 – Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeçar, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

1609 - Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe.

1799 – Në Paris, lindi Honore de Balzak - romancier francez dhe dramaturg.

1835 - Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne. Pas vrasjes së Ioan Kapodistrias (presidenti i parë i Greqisë), tre Fuqitë Mbrojtëse; Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17 - vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë.

1867 - Parlamenti britanik hedh poshtë projekt-ligjin e John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar.

1900 - Lojërat e dyta Olimpike moderne hapen në Paris (zgjasin 5 muaj).

1927 - Arabia Saudite shpallet e pavarur nga Britania e Madhe (Traktati i Jeddas).

1944 - Partia Komuniste e SHBA-së shpërbëhet, duke u bërë thirrje anëtarëve të saj të përkushtohen që Amerika të dale fituese në luftën e dytë botërore.

1989 - Demonstrata për demokraci. Kina shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Pekin.

1991 – Moskë- Sovjeti Suprem miraton ligjin që lejon shtetasit sovjetikë të udhëtojnë jashtë vendit.

2002 - Pavarësia e Timorit Lindor njihet nga Portugalia, duke i dhënë fund zyrtarisht 23 vjetëve të sundimit indonezian dhe 3 vjetëve të administratës së përkohshme të OKB-së.

2006- Fillon një seri grevash masive në Bangladesh, përfshihen 1.8 milion punëtorë.

2012- Të paktën 27 njerëz kanë vdekur e 50 tjerë janë lënduar nga një tërmet me magnitudë 6.0 në Itali.

2013- Një tornado godet qytetin e Oklahomas, ku mbetën të vdekur 24 njerëz e të lënduar 377./ Alfapress.al