24 maji ndër vite

24 Maj 2024, 07:32 / JETË ALFA PRESS

24 maji ndër vite

24 Maji është dita e 145-të e vitit, deri në fund të viit janë edhe 221 ditë.

Ngjarje

15 pes – Lindi Germanicus, gjeneral romak – njihet në histori për kontrollin e fiseve gjermanike por edhe për shtypjen e revoltës ilire në vitet 6 – 9. Ilirët kishin ngritur krye për shkak të taksave të larta nga Roma. Fillimisht, për të shtypur kryengritjen u dërguan gjeneralët Tiber dhe Messala. Por ndërsa revolta filloi të përhapej në Mezi e Traki, Germaniku me legjionet e tij u thirr për ndihmë; ai arriti t’i përçajë udhëheqësit kryengritës dhe pastaj sulmoi forcat e tyre duke vrarë, kapur, shitur si skllevër ose dëbuar nga vendi elementët turbullues. Germaniku vdiq në vitin 19, dyshohet se u helmua nga rivalët e tij për fronin e perandorit.

1153 – Malcolm IV bëhet mbret i Skocisë.

1218 -Kryqëzata e pestë niset nga Akra e Palestinës për në Egjipt. Synimi i tyre ishte të merrnin Kajron. Kryqtarët marshuan në jug në drejtim të Kajros por u kthyen pasi nuk kishin furnizime të mjaftueshme, ndërsa një sulm natën nga sulltan Al- Kamil u shkaktoi atyre humbje të rënda dhe në fund dorëzim. Si rrjedhim, sulltani Al – Kamil ra dakord për një marrëveshjee paqeje me Evropën, e cila zgjati 8 vjet.

1607 – 100 kolonë anglezë zbarkojnë në Jamestown, kolonia e parë angleze në Amerikë .

1621 – Unioni Protestant shpërbëhet formalisht.

1626 – Peter Minuit blen ishullin e Manhatanit nga indianët për 60 guilder holandeze. Minuit ishte guvernator holandez kolonial i Nju Amsterdamit, sot Nju Jork.

1689 -Parlamenti anglez miraton Aktin e tolerancës për mbrojtjen e protestantëve. Katolikët u lanë jashtë këtij pakti, qëllimisht.

1798 – Fillon Rebelimi Irlandez i vitit 1798 kundër sundimit Britanik, i udhëhequr nga “United Irishmen” (shqip Irlandezët e bashkuar).

1832 -Mbretëria parë e Greqisë shpallet në Londër nga Konferenca e Fuqive të Mëdha (Britani, Francë, Rusi cariste).

1844 – Samuel Morse dërgon mesazhin ” Ç’ka bërë Perëndia ” (citat biblik, Numrat 23:23). Mesazhi u dërgua nga Dhoma e Gjykatës së Lartë për ligjvënësit në Kapitol, tek ndihmësi i tij, duke inauguruar linjën e parë telegrafike.

1856 – John Brown dhe njerëzit e tij vrasin pesë përkrahës të skllavërisë në Pottawatomie Creek, Kansas.

1883 -Ura e Brooklynit në New York City hapet për trafikun. Për ndërtimin e saj u deshën 14 vjet. Ura lidh ishullin Manhattan me bashkinë më të populluar të Nju Jorkut, Brooklyn. Forca lëvizëse prapa gjithë këtij projekti, John Roebling, ishte emigrant gjerman i cili kishte punuar për qeverinë prusiane si ndërtues rrugësh. Ai doli me idenë e ndërtimit të një ure nëpër lumin East, pasi gjatë një udhëtimi me traget përgjatë lumit, trageti ngeci në akull dhe Roebling mbeti i bllokuar për orë të tëra.

1940 – Duke vepruar me urdhër të udhëheqësit sovjetik Josif Stalin, agjenti i NKVD-së, Josif Grigulevich ndërmerr një përpjekje për vrasje e revolucionarit marksist rus në mërgim, Leon Trotsky në Coyoacan, Meksikë – përpjekja doli e pasuksesshme. Por më 20 gusht 1940 Trocki u sulmua përsëri nga agjenti tjetër i NKVD-së, Raman Mercader. Sipas James P. Cannon, sekretari i Partisë Punëtore Socialiste në SHBA (1940), fjalët e fundit të Trockit ishin “Nuk do ta mbijetojë këtë sulm. Stalini më në fund ia arriti qëllimit, më parë u përpoq, por pa sukses”.

1956 – Në Lugano, Zvicër, zhvillohet festivali i parë i këngës në Euro Vision. Historikisht, këngëtarët fitues në Euro Vizion që më pas kanë patur karrierën më të suksesshme muzikore veçohen anëtarët e grupit ABBA, fitues më 1974; dhe Celine Dion, fituese më1988.

1961 – Qipro anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

1964 – Lima; përleshje tifozësh në ndeshjen Peru – Argjentinë; më shumë se 300 tifozë u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën. Ndeshja ishte për kualifikim për Olimpiadën 1964 dhe tifozët peruan u egërsuan kur arbitri i anuloi një gol skuadrës së tyre.

1992 – Zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës

1999 – Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, Hollandë, padit Sllobodan Millosheviqi dhe katër të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Lindje

1819 – Victoria e Mbretërisë së Bashkuar (v. 1901)
1905 – Mihail Šolohov, shkrimtar rus, nobelist
1937 – Serafin Fanko, aktor shqiptar
1941 – Bob Dylan, këngëtar amerikan
1945 – Priscilla Presley, aktore dhe sipërmarrëse amerikane
1953 – Alfred Molina, aktor britanik
1973 – Ruslana, këngëtare ukrainase

Vdekje

1543 – Nikola Koperniku, astronom polak (l. 1473)
1974 – Duke Ellington, pjanist, dirigjent e kompozitor amerikan i muzikës jazz.
2000 – Kurt Shork, gazetar amerikan (lindi më 1947)
2000 – Majrooh Sultanpuri, poet indian (lindi më 1919)
2002 – Markfield Wallace, shkrimtar amerikan (lindi më 1926)
2003 – Rachel Kempson, aktore angleze (lindi më 1910)
2004 – Henry Ries, fotograf amerikan (lindi më 1917)
2004 – Milton Shulman, autor kanadez dhe kritik (lindi më 1913)
2004 – Edward Wagenknecht, kritik letrar amerikan (lindi më 1900)
2005 – Karl Amery, shkrimtar gjerman (lindi më 1922)
2005 – Arthur Haulot, gazetar belg (lindi më 1913)
2006 – Henry Bumstead, artist amerikan (lindi më 1915)
2006 – Michał Życzkowski, teknik polak (lindi më 1930)
2007 – Bill Johnston, kriketer Australian (lindi më 1922)
2008 – Dik Martin, komedian amerikan (lindi më 1922)
2008 – Rob Knox, aktor britanik (lindi më 1989)
2009 – Jay Bennett, kitarist amerikan këngëtar dhe kompozitor (lindi më 1963)

Festa dhe përvjetore

Dita e Presidentit të Kosovës