Alarm në Japoni, mbërrin një sëmundje “e re”! Infeksion i tmerrshëm, vdekshmëria 30%

18 Qershor 2024, 11:56 / JETË ALFA PRESS

Alarm në Japoni, mbërrin një sëmundje “e re”!

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara prej muajsh, por së fundi rastet e një infeksioni bakterial tejet të rrezikshëm kanë mbërritur nivele në Japoni, ndërsa ekspertët janë të paaftë të shpjegojnë arsyen e rritjes së pafrenuar të tij

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë ka regjistruar deri në fillim të qershorit gati 1000 raste të asaj që njihet si sindroma e shokut toksik streptokoksik (STSS), me një shkallë vdekshmërie deri në 30%. Rreth 77 persona raportohet të kenë vdekur nga kjo sëmundje ndërmjet midis janarit dhe marsit, sipas të dhënave zyrtare. Përhapja e vazhdueshme në Japoni tashmë ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit të kaluar prej 941 infeksionesh – më i larti që nga fillimi i statistikave në vitin 1999.

STSS është një infeksion bakterial i rrallë por serioz që mund të zhvillohet kur bakteret përhapen në indet e thella dhe në qarkullimin e gjakut. Simptomat e para të tij janë ethet, dhimbje muskujsh e të vjella por rreziku është që me avancimin e tij, infeksioni të kthehet në kërcënim për jetën me ënjtje dhe dështim të shumëfishtë të organeve.

Siç thuhet më tej, shumica e rasteve STSS shkaktohen nga bakteret e grupit A streptokoku (GAS), i cili prodhon kryesisht infeksione të temperaturës dhe fytit tek fëmijët. Në rrethana të rralla, streptokoku A mund të bëhet invaziv kur bakteri prodhon një toksinë që i mundëson hyrjen në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar sëmundje të rënda si shoku toksik.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128