AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni ciklin poetik nga Donika Dabishevci!

AlfaPena është nisma më e re në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.
Donika Dabishevci sjell për AlfaPena ciklin poetik të freskët dhe të botuar në librin, "Kam me ardhë si deka”, 2015.
Cikli poetik:
BUZËN
I keq, ti…!
Pse m’rri hutueshëm
i rand’ plumb prej heshtjes?
Diellore jam unë
s’jam nemë e zezë.
I panjohun mund t’jetë
veç çasti që mblatoi
këtë joshje t’egër,
çmendunisht thell’.
Pse druhesh?
Nji ditë as ti e as unë,
s’kemi me kenë ma
kemi me humbë,
kemi me u zhba.
Ti ke me u kthye n’moçal,
unë n’llavë vullkani,
ti n’ndoj prrue n’vërshim,
e unë kam me shndritë si ylber,
si ylber shumëngjyrash plot gzim!
Mos u tkurr,
Shpërthe si vrushkull gjaku!
Shndritma zemrën,
përflakma trupin.
Dhe po: Buzën!
Qenie e dobët që do lutje:
Buzën!
DU ME T’PI
Du me i lagë buztë e xhindosuna,
me t’lshue poshtë grykës,
e me u dehë me ty.
E pamshirë
për trupin e përflakun,
me pezm n’lkurën e lagun,
si venë kam me t’pi.
Për kadaldale.
More le t’shkon
ofshamë e piskamë,
le t’ikë hana,
e mos t’del dielli,
kurr’ orë e bardhë mos m’paftë,
kurr’ ditë e re mos ardhtë,
du me u knaqë me ty!
ROBNESHË E DORËZUEME
Jam robneshë e dorzueme
fanepsun mas teje
Zoti jem
nisa me e dashtë veten
tuj u pa n’sytë tu
trupit poshtë
verbt tu e ndi butin e gishtave
Hajde
merrëm
prekëm
dujëm
çmendëm
hi aty – ku veç ti di me hi
banm’ me u ndje grue
klithmë e gjamë me u ba
me u ba nji
frymën me ta marrë
pa ni për gja n’kët’ botë
Hajde,
se s’di mu ngi me ty
VULLKAN
N’fushëbetejë shtratin kam me e kthy
n’llavë ke me u zhba e kam me t’përbi
si kulçedër zjerm kam me lshu
ti ke me qenë njeri veç brenda n’mu
e jasht s’ke me mbetë gja
as ti as qenia jote
ti ke me kenë unë
e unë kam me shndritë veç me ty brenda.
*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
