AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Bardha Alimeta!
AlfaPena është nisma më e re në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.
Bardha Alimeta sjell për AlfaPena ciklin poetik të freskët dhe të pabotuar:
(PA TITULL)
Në sytë e botës,
Në sytë e të tjerëve,
Mund të jesh gjithkush.
Një princ i madh, ose askush dhe flasin...flasin,
Pambarim...,
Deri sa vdekja na mbërrin.
Por dhe pse jemi në përjetësi nga bota lart nuk gjejmë qetësi.
(PA TITULL)
Atje...diku,
Do doja të isha larg.
Larg, nuk e di se ku,
Në ndonjë vend pa njeri.
Të mos them as mirëmëngjes!
Të mos dëgjoj as se kush vdes.
Të jem shumë larg botës së tyre,
Atje...diku në lartësi,
Të ndjehem vetë si Perëndi.
MË DUAJ
Më duaj,
Mos më premto hënën në qiell.
Se në tokë, për mua do ta ulësh,
Nuk ia dua as diellit shkëlqimin.
T'ia heqësh për mua,
Jo!
Nuk dua!
Më premto diçka fare të thjeshtë:
Të më duash,
Dhe këtë bëjë, por mos ma thuaj.
TI NUK NJEH HIPORIZI
Ti nuk njeh hipokrizi,
Poezi e shpirtit tim.
Ti, që më shplodh në dëshpërim,
Më ngazëllen e më ledhaton.
Ti mike që s'tradhton,
Gjithë botën e largoj,
Kur me ty dua të shkoj.
Poezi e shpirtit që fuqishëm rreh, ti nuk e njeh hipokrizinë,
Oh, sa e pastër je!
*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128