AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Enkeleda Reka!

1 Shtator 2024, 08:37 / JETË NGA ALFAPRESS.AL

AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Enkeleda Reka!

AlfaPena është nisma më e re në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.

Enkeleda Reka sjell për AlfaPena ciklin poetik të freskët dhe të pabotuar!

Cikli me poezi:

Menduar

Zbritur nga prehëri i hënës,
Menduar nën yjet e verës.
Tokë e shkelur poshtë këmbës,
Dashuria pret flladin e erës.

Sytë ndiejnë buzëqeshjen e vrazhdë,
Venitje e kopshtit në mes ditë.
Drithërima përshkon në palcë,
Uji shuan etjen kur vadit.

Ëndrra të mbetura në kujtesë,
Përlotje nga shpirti lënduar.
Fshehur çdo ditë pas resë,
Jemi qenia më e duruar.

Me gisht më mbyll gojën,
Fëmijë djepi në zgjim.
Portret e stiloj bojën,
Nga brendësia ndiej rënkim.

Ngjitem lartësisë

Me fjalën e mençur,
Prek frymën e lumturisë.
Gjëmba të ngritur shtrembër,
Vështroj sythin e dashurisë.

Këmba shkel mbi barin e gjallë,
Pa zemruar tokën e vesën.
Ligësisë po i bëj ballë,
Me shqipen lidhur besën.

Mundohem të kapërcej re ëndrrash,
Zhytem në ngjyrat e ylberit.
Zgjohem mbi tinguj këmbanash,
Mirësia më largon prej të mjerit.

Shiu i besimit lanë meteor,
Ku tokës i bëjnë karshillëk.
Qepallën e zgjimit kurorë,
Shpirti mos ketë asnjë boshllëk.

Hija e vjeshtës

Hëna dhe yjet vallëzojnë,
Bleta punëtore e mbretëreshë.
Hoje mjalti vërshojnë,
Agimi del me vesë.

Fantazia më dërgon lartësive,
Nga gjumi hëna më zgjon.
Nuk trembem prej stuhive,
Egoja mendjen trubullon.

Diellit po i zbehen rrezet,
Toka prej shirave e lagët.
Shtëpive s'po iu shtrohen mezet,
Vendit i janë hapur plagët.

Hija e të rinjëve diku shikohet,
Pemët u than pa u vjelur.
Shpirti nga malli përvëlohet,
Mosha e tretë vetëm ka ngelur.

Të shikoj në sy

I shkoj dy sytë e shkruar,
Deti dallgët përplas në breg.
Vështroj buzëqeshjen e munguar,
Kuptoj mallin që të djeg.

Shkëlqimi ngjyrën se ndryshoj,
E përditshmja shpresë sjell.
Detin blu çdo çast ëndërroj,
Bujku tokën në çdo stinë mbjell.

Shpirti emocionet ti zbulon,
Rrezet shikimin ndriçojnë.
Ylli kur zbret dritë lëshon,
Karvan mendimesh vërshojnë.

Bukuria shtatin mbulon,
Nur s'të jep pasuria.
Njeriu pa ëndërrime mbaron,
Nuk më frikson kurrë stuhia.

*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al

Po ndodh...