AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Juli Sono!
AlfaPena është nisma më e re në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.
Juli Sono sjell për AlfaPena ciklin poetik të freskët dhe të pabotuar!
Cikli me poezi:
ARRATISJE
Gjithkush ka nevojë,
dëshiron të arratiset nga diçka.
Kërkon arratisje mbi realitete,
arratisje nga dëshirat,
arratisje nga vuajtjet,
arratisje nga padashuritë.
Arratisje, vetëm arratisje,
kërkojnë njerëzit si faktor shpëtimi.
Arratisje somnambul,
epidemi njerëzore drejt pandemisë pa kthim.
Globalizmi i ndjenjës, i dëshirës, i besimit,
somnambulizëm i veprimeve të padijes a pavetëdijes.
Trupi njerëzor,
si qeli e ftohtë për shpirtin është kthyer!
Kërkon arratisje shpirti:
I fyer nga trupi,
I mbytur në përçmim.
Arratisu shpirt nga trupa të padenjë!
Arratisu tek yjësit!
Edhe në zbrazëti, në vetmi, të ndjehesh
do të jesh i lirë
si liri që kthehet në origjin'...
E DI SE
Në fushat e blerta
në qetësinë nirvaniane
hingëllin kali i Trojës
shpërndan kuante dhelpërake.
Odise!
E di se evolimi pa ty s'ka kuptim?
Mbi harpa epike
shtatë nota si shtatë qiej
neuroneve të tua i thurin lavdin!
Eh njeriu...
Mbi Himalaje qetësinë Nirvanë
me barkën e Noes shpuri për shpëtim.
Tashmë
me lavdi luftrash, famash, suksesesh,
Everestin kërkon të ngjis
me gurin e sizifit mbi shpinë
si mëkat njerëzor.
I ËMBLI MASHTRIM
Mashtrimi vjen i ëmbël si mjalti
djalli zjarr e tmerr.
Paradokse të së keqes
e ëmbla e dashurisë
me një turr drush
në flak pambarim.
Çudira njerëzore pafund...
Ka djall në formë letre
që s'e djeg as zjarr
as tërmet s'e tund.
Mirësia rëndomtë qëndron
mbi shpinë të dashurisë,
e thirrur me emra abstrakt,
Zot, humanizëm, altruizëm,
hipnoz e njerëzisë.
Falemi e lutemi
për Zot e profet.
E vërteta qenka tinzare
një kokë njeriu mbi letër stamposur
mbajtur në xhep.
Njerëz të shquar
mbi stampë damkosur
herë si numër matrikulle
e herë-herë si biletë për lumturi
Parajsë e ferr mbajnë brenda
Eh... i ëmbli
i ëmbli Mashtrim!
LIRIA
Ç'është liria? - pyeti njeriu njeriun
Iluminim! - tha filozofi.
Forcë për luftë deri në vdekje! - tha gladiatori.
Të kem zinxhirët më të lirë! - tha skllavi.
Të punoj më pak e të paguhem më shumë! - tha puntori.
Të ketë sa më shum luftra! - tha tregtari.
Të kem tokën time! - tha fshatari.
Gjithçka e gjallë e imja është! - përgjigjet mbreti.
U tha e ç'nuk u tha...
Njeriu - njeriun kurrë s'e kuptoi!
Liria
si peshku në akuarium,
si hijet në shpellat e Platonit,
si përbindëshe e absolutizmit Niçjan,
si mesi i artë i Aristotelit,
si fanar pa dritë i religjionit.
Liria!
Luftë për ekzistencë?
Film artistik me ngjyrat e kohës?
Dashuri në kushte habitatesh?
Famë e pushtet si gravitet?
Apo thjesht një emër që ne s'ia dimë kuptimin?
Në të drejta të cunguara, ndaj vetes, prej vetes,
në mjegullnaja horizontesh të mbyllura,
në besime të plogështisë kaotike,
mbi shpirtra që mbartin dashuritë frontale, jo ekzistenciale.
Kështu mbeti Liria njerëzore
Pa thelbin e Dritës!...
NGUSHËLLIME
Ngushëllime o botë!
Ngushëllime dhe për ty o njeri!
Sot me ceremoni të përkryer mortore
humanizmin
në thellësitë e tokës po e përcillni.
Pas ngushëllimeve maskarad
Pas hipokriteve fjalë!
Pas lotësh si jarg lakmie!
Pas podiumit të fjalimit ngritur si triumf ndaj vdekjes!
Një gabim të vogël kishit!
Kishit harruar Nënën e humanizmit
të qante birin e saj.
Nënën natyrë
që ju ia vratë foshnjën që në djep...
Tashmë prisni hakmarrjen e saj!
*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128