AlfaPena/ Poezi nga Gabirela Mujaj: SHERMASHEKËT
4 Janar 2025, 19:42 / JETË
AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.
Poezia: SHERMASHEKËT - nga Gabriela Mujaj
Asht nji vrag'
Varun në lëkurën
E kohës,
Brenda të cilës
Rrin e kuqja e dashnisë sonë.
Mbas do vjet've,
u riktheva në qytetin e
biçikletave.
Në rinjalljen e kujtimeve të mia
Studentore,
Shermashekët qi më prekën
supet,
Të prun' në kujtesën teme.
Ku je?
- ktheva kryet e dveta
avullinë e nji porte të madhe
shkodrane.
M'u gjegjen vetëm karajfilat,
Ata që ti, tue u përviedh mbi mur,
I pate k'put me m'i dhurue atë zheg.
...asht nji vragë pra,
E vizatueme në lëkurën e kohës,
E cilla vazhdimisht
çel luleboren e qytetit tonë./Alfapress.al
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128