Cila ishte tragjedia më e keqe detare në histori?

Për sa i përket jetëve njerëzore, kostoja më e lartë nuk lidhet me fundosjen e Titanikut në vitin 1912, ku humbën jetën më shumë se 1500 njerëz,shkruan focus.it.
Më pak i famshëm, por me një numër edhe më dramatik të vdekjeve, ishte fundosja e ”Wilhelm Gustloff”, një linjë oqeanike e goditur nga një nëndetëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Anija ”Wilhelm Gustloff” ishte më shumë se 200 metra e gjatë, me një tonazh prej 25 893 tonësh, e mobiluar në mënyrë luksoze, e cila kishte pritur borgjezinë e pasur gjermane në disa udhëtime.
Megjithatë, në vitet para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas fillimit të konfliktit, ajo u përdor për transportin e trupave, si kazermë dhe gjithashtu si spital.
Më 30 janar 1945 u nis nga porti i Gotenhafen, Poloni, me mbi 10 000 njerëz në bord duke përfshirë oficerë, ushtarë, gra të Njësive Ndihmëse Detare, të plagosur dhe refugjatë.
Në orën 21.08, në kushtet e tmerrshme të Detit Baltik, një nëndetëse ruse e goditi atë me tre silurë. Në më pak se një orë, Wilhelm Gustloff u mbyt, duke marrë me vete mbi 9000 njerëz.
Vetëm 1320 i mbijetuan asaj që sot është tragjedia në det me numrin më të madh të jetëve të humbura.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
