“Dita e Verës”, historia e festës tradicionale

Edhe pak orë na ndajnë nga festa tradicionale e Ditës së Verës.
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë.
Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.
Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.
Ndërsa ne disa vende te tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t'i dhënë forcë diellit në oborre e në kopshte.
Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.
Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.
Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars").
Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
Faik Konica, shkrimtari ynë i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Ditës së Verës. Ai e përkufizonte kështu këtë feste :
"Dita e Verës është dita ne te cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjetër perëndite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barre, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyre, tu faleshin perëndive qe sillnin këto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajnë Dita e Verës..."
Ballokumja Elbasanit
Ballokumja është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veçante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet.
Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje te festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndërsa ndërmarrja e gjelbërimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelbëruara. Për çdo vit bashkia Elbasan akordon një fond te veçante për festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe janë programuar te organizohen koncerte, lojëra popullore, pjese humori etj.
Dibër
Përvec Ditës se Verës, dibranet festojnë dhe Natën e Verës ku gjithë qyteti duket sikur e ka pushtuar djalli me zjarret e ndezur. Ku fëmijët e vegjël bëjnë parapërgatitje 1 vit përpara duke mbledhur goma qe pikërisht te ndezën Natën e Verës ! Pas kësaj vjen dhe me e bukura, ku njerëz nga me te ndryshëm bëhen te gjithë rebela për një nate duke u mbyllur dyert e shtëpive ne qytet dhe fshatrave. Te nesërmen është dita kur thyhen me mijëra veze derisa te dal veza fituese me e forta nga te gjitha! Është dita kur nena na bene (siç thonë dibranet) "ferci, ferci nona, u befsh ma i fort se thona". Është dita kur njerëzit dalin dhe festojnë fushave te bukura me lule dhe gjelbërim, jo asfalteve te mbushur me pluhur !
Nartë, Vlorë
Në fshatin Nartë çdo vit si një shenjë mirëseardhjeje të ditëve verore, organizohen karnavalet, një festë kjo që tashmë bashkon komunitetin e kësaj zone në fshatin që po braktiset. Banorët thonë se kjo festë fetare ka marrë jetë nga viti 1922.
Sipas banorëve dhe gjatë regjimit komunist ku të tilla festa u ndaluan, karnavalet në Nartë bëheshin edhe fshehurazi.
Skrapar dhe Lushnjë
"Verore" quhet peri që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shikohet dallëndyshja e parë. Veroret bëhen me pe ngjyrë të bardhë dhe të kuqe. Këto dy ngjyra simbolizojnë pastërtinë e shpirtit dhe shëndetin. Pasi zgjidhet mendohet një dëshirë dhe më pas peri hidhet në një ferrë ose trëndafil, apo vendoset në degën e një peme me shpresën që një dallëndyshe të vijë ta marrë për të ndërtuar folenë e saj dhe kështu të realizoj dëshirën e menduar. Kjo praktikohet në Skrapar dhe në Lushnje.
Në Lushnje bashkë me vezët zihet edhe misri e gruri, se sa misër zihet e dinë gratë lushnjare që duhet tu japin fëmijëve që vijnë duke këndur dhe dukë përplasur dy gurë më njëritjetrin. Ata kërkojnë misër ose vezë të ziera.
Megjithatë në Lushnje Dita e Veres nuk festohet gjithmonë në 14 mars,në fakt për ortodoksit festohet në 1 mars, 14 e festojnë myslimanët.
Pogradec
Qyteti piktoresk e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe. Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar "veroret". Elementët e përbashkët nga veriu në jug i japin kësaj dite një unitet që tregon për karakterin pagan shqiptar. Ilirët, të cilët mendohet të jenë paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë popull pagan që kanë adhuruar dhe besuar shumë "hyjni". Ritet e lashta kanë mbërritur deri në ditët e sotme dhe në familjet shqiptare tashmë vështirë se mund të bëhet diferencimi.
Kosova feston Ditën e Verëzës
Dita e Verëzës është festuar edhe në krahinën e Opojës me 19 fshatra shqiptare, mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, në komunën e Sharrit, po ashtu edhe në lokalitete të tjera të Prizrenit, në jug të Kosovës, sipas një tradite të lashtë, e ngjashme si Dita e Verës në Elbasan.
Pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para, vallëzimi e këndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri po nuk janë si ballokumet e Elbasanit.
Në këto anë me blegtori të zhvilluar, ndër shumë bereqetet që shtrohen në sofër janë mishi i qengjit dhe flija. Kjo festë bëhet me besimin se Dita e Verëzës sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore dhe ritet ndërlidhen me zgjimin e bimësisë, gjallimin dhe kalimin nga dimri në pranverë.
Korçë
Korca së bashku me Kolonjën janë zona që përdorin të dyja kalendaret për festimin e ditës së Verës. Në këto zona festohet edhe ne 1 mars edhe në 14 mars. Vecanërisht në datën 14 mars në këto zona celet vërtet moti dhe mbrëmjen para se te bjerë dielli i ditës se 14 marsit të vegjlit dhe të rinjtë e Korçës dalin nëpër lagjet e qytetit dhe ndezin zjarre.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

