Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë do të ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Rama: Fondi i tij i vyer do të restaurohet dhe dixhitalizohet

22 Gusht 2024, 10:51 / JETË ALFA PRESS

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë do të ruhen në

Kryeministri Edi Rama thotë se fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.

 

Po ndodh...