Çfarë i duhet njeriut për të qenë një gjeni?

26 Shtator 2022, 07:37 / JETË ALFA PRESS

Çfarë i duhet njeriut për të qenë një gjeni?

“Talenti godet një objektiv, që nuk mund ta godasë askush tjetër. Gjeniu godet një objektiv, që nuk mund ta shohë askush tjetër”. Ky citim nga filozofi gjerman i shekullit XIX, Artur Shopenhauer përshkruan të gjitha vështirësitë që hasim zakonisht për të përcaktuar atë qëmeriton të quhet ”gjeni”.

Gjeniu cilësohet shpesh si një person me fuqi magjike, e padepërtueshme dhe e pamundur për t’u kuptuar, siç është “krijimtaria”. Njerëzit që e bartin këtë fuqi, si gjenitë e përmendur shpesh si Leonardo Da Vinçi, janë shpesh të mbështjellë nga mistika dhe mite, ose lavdërohen si dëshmi e shkëlqimit dhe vlerës së njerëzimit.

Disa njerëz e përkufizojnë një gjeni si asgjë më shumë se si një “person super të zgjuar”.

Vetëm kaq? A mund të identifikohet gjeniu nga një metrikë e thjeshtë siç është testi iinteligjencës (IQ)? Apo a mund ta përcaktojnë studiuesit gjenialitetin e dikujt, bazuar në rrudhat e trurit të tij?

Apo më saktë akoma:A duhet të përcaktohet gjeniu nga ajo që është, apo nga ajo që ai bën? A është gjeni dikush që ulet në një karrige gjatë gjithë ditës duke menduar mbi ide të shkëlqyera, që nuk thuhen apo zbatohen kurrë? Nga ana tjetër, gjeniu kërkon mjete shprehjeje.

Për shembull ne themi gjatë bisedave se dikush si Pol Mekartni apo Dejvid Boiu është “një gjeni në muzikë’. Por a do të thotë kjo që Boui mund të kishte bërë matematikë siAjnshtajni? Po Johan Valer, njeriu që shpiku kapësen e letrës në vitin1899?


Ai sigurisht që ka pasur ndikim në jetën e shumë njerëzve. Por nuk mund të quhet një gjeni. Po për personin që shpiku raketën? Në mesin e kaq shumë pyetjeve të vështira, shkencëtarët kanë disa përgjigje specifike. Nga dy disiplinat kryesore shkencore që mund të analizojmë për të përshkruar gjeniun, si neurologjia dhe psikologjia, mund të jetë e dobishme të shohim së pari shkencën më të vështirë:neurologjinë.

Dhe kur mendojmë për të gjitha mënyrat e të shprehurit të një gjeniut, është e dobishme të ndalemi tek një person, shkëlqimin e të cilit nuk mund ta kundërshtojë askush:Albert Ajnshtajn. Ai ishte figura qendrore e një revolucioni të fizikës në fillimin e shekullit XX-të,dhe formuloi në 1905 Teorinë Speciale të Relativitetit (hapësira dhe koha janë një vazhdimësi në lidhje me një vëzhgues, nëpërmjet hapësirës) dhe Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm në vitin 1915 (masa e shtrembëron hapësirë-kohën, gjithashtu po nëpërmjet hapësirës).

Një njeri shumë gjenial? Me siguri që po. Kur vdiq në vitin 1955, truri i shkencëtarit u ekzaminua për të parë se çfarë e bënte atë kaq të veçantë. Së pari, Ajnshtajni nuk kishte një tru më të madh sesa mesatarja. “NY Neurology Associates”, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje midis madhësisë së trurit dhe inteligjencës së njeriut.

Por Ajnshtajni kishte më shumë rrudha në sipërfaqen e trurit, pjesa gri e trurit të lidhur me funksionimin më të lartë, sidomos lobi i djathtë frontal i lidhur me ndërgjegjen, vëmendjen, kujtesën, e kështu me radhë. Edhe ‘Corpus callosum’, tufa e nervave që lidhte të dyja gjysmat e trurit, ishte gjithashtu më e trashë, gjë që do të thotë se të dyja hemisferat komunikonin më shpesh dhe funksiononin në një mënyrë të sinkronizuar dhe më tërësore.

Së fundi, Ajnshtajni kishte më shumë qeliza gliale sesa mesatarja. Këto qeliza e furnizojnë trurin me lëndë ushqyese. Ndërsa vetëm këta faktorë nuk mund të përbëjnë gjenialitetin e njënjeriu, ata na tregojnë se inteligjenca, shpikja, kreativiteti dhe gjëra të ngjashme kanë bazaanatomike.

Po ashtu Ajnshtajni shfaqi një karakteristikë të përbashkët nga cilido që do ta përkufizonim si një gjeni në çdo fushë:krijimtarinë  A e kuptoi Ajnshtajni se shpejtësia e dritës ishte e njëjtë për të gjithë vëzhguesit, sepse ishte vërtet shumë i aftë në përsëritjen përmendësh tëmësimeve të matematikës kur ishte në shkollën e mesme? Sigurisht qe jo. Atij i lindi kjo ide gjatë kohës që po ngiste një biçikletë drejt një llambadari në rrugë.

Po ndodh...