Çfarë ndodh me lëkurën tuaj kur bëni dush ose banjë shumë të nxehtë?

18 Qershor 2025, 16:09 / JETË ALFA PRESS

Çfarë ndodh me lëkurën tuaj kur bëni dush ose

Shumë prej nesh e preferojnë dushin ose banjën e nxehtë për t’u relaksuar dhe ngrohur. Por, çfarë ndodh në fakt me lëkurën kur ajo ekspozohet ndaj ujit shumë të nxehtë?

Lëkura, organi më i madh i trupit, përbëhet nga dy shtresa kryesore: epidermisi, shtresa e jashtme që siguron mbrojtje, dhe derma, shtresa e brendshme ku gjenden enët e gjakut, nervat dhe gjëndrat e djersës.

Përveç mbrojtjes nga rrezet ultravjollcë, lëkura ndihmon në prodhimin e vitaminës D3 dhe pengon depërtimin e baktereve dhe viruseve. Ajo gjithashtu rregullon temperaturën e trupit dhe na lejon të ndiejmë prekjen, dhimbjen apo ndryshimin e temperaturës.

Në lëkurë jetojnë mikrobe të dobishme si Staphylococcus epidermis, që ndihmojnë në forcimin e barrierës së saj dhe prodhojnë proteina antimikrobike. Por, kur bëjmë dush ose banjë me ujë shumë të nxehtë, pH-ja e lëkurës rritet, duke krijuar mundësinë që bakteret e dëmshme si Stafili i artë (Staphylococcus aureus) të zhvillohen dhe të shkaktojnë infeksione.

Për më tepër, uji i nxehtë tërheq lagështinë nga derma, duke bërë lëkurën më të thatë dhe nxitur humbjen e ujit përmes djersës. Banjat e gjata dhe të nxehta mund të ulin presionin e gjakut, por edhe të rrisin rrahjet e zemrës, ndaj personat me probleme kardiake duhet të jenë të kujdesshëm.

Nxehtësia mund të shkaktojë gjithashtu aktivizimin e molekulave që provokojnë inflamacion dhe kruarje, duke çuar në skuqje apo puçrra të kruara tek disa persona pas dushit të nxehtë.

Po ndodh...

ide