Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet me qytetin antik në Bushat

14 Mars 2026, 15:29 / JETË ALFA PRESS

Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet me qytetin

Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës është plotësuar edhe me një tjetër sit arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi se, bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat.

Sipas tij, kërkimet arkeologjike në këtë sit kanë nisur që në vitin 2018 nga një mision i përbashkët shqiptaro-polak, i cili po sjell të dhëna dhe gjurmë të reja mbi historinë dhe zhvillimin e qytetit.

Deri më tani arkeologët kanë identifikuar dy porta hyrëse të qytetit, çka ka bërë të mundur përcaktimin më të qartë të shtrirjes së tij territoriale.

Ndërkohë, gërmimet më të fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm, me synim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Gonxhja thekson se, rezultatet paraprake tregojnë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar në mënyrë masive që në gjysmën e shek. IV p.e.s.

Po ndodh...