Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2024

25 Mars 2024, 07:06 / JETË ALFA PRESS

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2024

Dashi
Sot do të bënit mirë të ndaleni dhe të vlerësoni se çfarë të bëni në punë. Yjet ju ftojnë të bëni zgjedhje të rëndësishme deri në fund të durimit tuaj, sepse Jupiteri do të jetë ende në aspekt aktiv. Nëse jeni konfuzë dhe të pasigurtë, duhet të flisni me dikë që keni besim.

Demi
Këto janë ditë të vlefshme për çiftet e dashuruara, për histori të reja dashurie dhe plane të reja. Vetëm kini kujdes nga njerëzit më pak transparentë, nga ata që mund të përfitojnë nga vullneti juaj i mirë. Mendoni me kujdes përpara se të hidheni në një sfidë.

Binjakët
Afërdita gjendet në një aspekt të favorshëm dhe do t’ju inkurajojë të jeni të keni më shumë impenjime nëse dëshironi të takoni dikë që mund të zgjojë një emocion apo një ndjenjë. Ju do të duhet të bëni pjesën tuaj nëse doni të keni sukses në gjëra. Pse nuk bëni ndonjë plan të veçantë për muajt në vijim sa I përket udhëtimeve vetëm me një person që keni përzemër? Premton të jetë një ditë e veçantë kjo e sotmja për të mos thënë aspak e zakonshme.

Gaforrja
Sot do të bënit mirë të përfitoni nga Venusi në aspektin e mirë për të gjetur dashurinë, për të pasur një takim interesant, për të ecur në rrugë të reja, interesa të ndryshme që zgjojnë emocione të reja, madje edhe të pazakonta.

Luani
Saturni do shtyjë shumë çifte të hedhin hapin vendimtar, të mendojnë për martesën, bashkëjetesën, të përpiqen të ndërtojnë më shumë stabilitet. Në orët e ardhshme mund të përjetoni një rënie të vogël fizike, është më mirë të mos e mbingarkoni veten. Tani e tutje, një rikuperim i ngadaltë, por gradual do të jetë i mundur.

Virgjëresha
Siç e parashikohet sot ata që janë të martuar mund të debatojnë sërish me bashkëshortin/en, në lidhje me gjëra për fëmijët, arsimimin e tyre apo shpenzimet e shtëpisë. Sa më shumë të ulet toleranca juaj, aq më shumë do të rriten tensionet në familje.

Peshorja
Duroni! Nga kjo javë e në vijim do të mund të bëni zgjedhje radikale që do i japin vrull gjithçkaje. Deri atëherë do të duhet të bëni një hap pas e të vëzhgoni. Në punë, dalëngadalë do të arrini të zgjidhni të gjitha ngërçet dhe do të rizbuloni entuziazmin që keni pasur dikur. Dashuria mund të shpërthejë në ditët në vijim.

Akrepi
Nga nesër e në vijim, për fat të keq do të keni ende vështirësi në punë, përparimi do të jetë i ngadaltë dhe i lodhshëm. Mos premtoni gjëra që nuk do të arrini t’i bëni. Tani për tani jeni plot dyshime e pasiguri dhe keni vështirësi të kuptoni se si të lëvizni. Thirrje ose ftesa të papritura në horizont.

Shigjetari
Duhet të filloni të lini pas vetes zhgënjimet dhe hidhërimet e javëve të kaluara dhe të kërkoni stimuj të rinj, sfida dhe qëllime të reja për të arritur. Jupiteri ende armiqësor mund të nxisë shpenzime të reja për ju e deri llogari të reja për të shlyer.

Bricjapi
Nga sot mund ta gjeni veten duke diskutuar çështje financiare, llogari, trashëgimi, prona dhe disa taksa që i konsideroni të papërshtatshme. Për sa kohë që Venusi është kundër jush, do të duhet të jeni dyfish të kujdesshëm në dashuri. Ndoshta do t’ju duhet të prisni deri në fund të prillit përpara se të një tension ku jeni përfshirë, të mund të kapërcehet.

Ujori
Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje financave, nuk është koha e duhur për të kryer shpenzime të çmendura. Në dashuri do të jetë e mundur të ulni tonet, të jepni dhe merrni kujdes e kështu madje të arrini një marrëveshje që në fillim dukej e pamundur për ta gjetur.

Peshqit
Sot duhet të punoni për të mbyllur të gjitha situatat që janë ende pezull. Keqkuptime të vogla në familje, por mund të zgjidhen lehtësisht. Duhet të punoni që në javët në vijim të jeni të çliruar nga impenjimet shtesë e të kuptoni vërtetë se për çfarë ia vlen të investoni.

 

Po ndodh...