I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike ndërron jetë në moshën 103-vjeçare…
2 Janar 2025, 14:52 / JETË
Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare.
Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë pesë të arta, për Hungarinë në Lojërat Olimpike në Helsinki në vitin 1952 dhe Melbourne në vitin 1956.
E lindur në Budapest në vitin 1921, karriera e saj u ndërpre fillimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe anulimit të Lojërave Olimpike të viteve 1940 dhe 1944.
Ajo i kishte mbijetuar Holokaustit pasi kishte marrë një identitet fals dhe kishte punuar si shërbëtore. Nëna e saj dhe motra i mbijetuan luftës falë ndihmës së diplomatit suedez Raoul Wallenberg, por babai i saj dhe disa familjarë tjerë u vranë në Auschwitz.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Nga Erl Kodra
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128