Inteligjenca Artificiale rendit personat më të famshëm nga Ballkani, Shqipëria kryeson listën me 'Nënë Terezën'! Ndiqet nga Rita Ora dhe Melania Trump

21 Gusht 2024, 22:23 / JETË ALFA PRESS

Inteligjenca Artificiale rendit personat më të famshëm nga
Inteligjenca Artificiale ka listuar njerëzit që kanë patur impakt më të lartë në botë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Listën e kryeson Shqipëria me humanisten dhe shenjtoren e mirënjohur Nënë Tereza, më pas vijnë shkrimtarë dhe shkencëtari i njohur botërisht, Nikola Tesla, Aleksandri i Madh dhe fill pas tij është e renditur Kosova me përfaqësuese, Rita Orën. Gjithashtu, kësaj liste nuk i mungon as bashkëshortja e Donald Trump, Melania, modelja nga Sllovenia.

Ndërkohë, përmendja e Nënë Terezës si figura më e famshme nga Shqipëria, dëshmon për ndikimin e përjetshëm që kjo figurë historike ka lënë në mbarë botën. Si dhe përmendja e Rita Orës, është dëshmi e impaktit global që ajo ka patur në botën e muzikës dhe kulturës, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:

-Shqipëria – Nënë Tereza (Humaniste)

-Bosnja dhe Hercegovina – Ivo Andriq (Shkrimtar)

-Bullgaria – Hristo Stoiçkov (Futbollist)

-Kroacia – Nikola Tesla (Shkencëtar)

-Greqia – Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)

-Kosova – Rita Ora (Këngëtare)

-Mali i Zi – Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)

-Maqedonia e Veriut – Toše Proeski (Këngëtar)

-Rumania – Nadia Komaneçi (Gjimnaste)

-Serbia – Novak Gjokoviç (Tenist)

-Sllovenia – Melania Trump (Modele)

-Turqia – Ataturk (shtetformues)

 

Po ndodh...