Kalaja e Bashtovës rihapet më 29 gusht pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se Kalaja e Bashtovës do të rihapet për vizitorët më 29 gusht, pas restaurimit të realizuar si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
“Dikur pothuajse e harruar dhe e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës po rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe programit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS,” njofton Gonxhja.
Ceremonia e rihapjes do të zhvillohet më 29 gusht, në orën 16:00, ku vizitorët do të kenë mundësinë të dëshmojnë nga afër transformimin e këtij monumenti historik.
Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.
Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.
Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

