Këshilla efektive për të përballuar temperaturat e larta të verës

25 Qershor 2022, 16:29 / JETË ALFA PRESS

Këshilla efektive për të përballuar temperaturat e larta
Ditët e nxehta të verës mund të jenë të mrekullueshme kur jemi në plazh ose në një shtëpi të freskët me kondicioner, por kur jemi detyrimisht në kushte ku vapa  na e vështirëson jetën e përditshme, na duhen mënyra të thjeshta dhe të shpejta për t'u freskuar.

Më poshtë janë 3 këshilla se si mund të përballojmë temperaturave të larta të stinës së verws.

Hidhni ujë të ftohtë në kyçet tuaja

Zgjidhja ideale në një ditë të nxehtë mund të jetë noti në një pishinë apo edhe një dush akulli, por kur kjo nuk është e mundur, thjesht duke lagur kyçet me ujë të ftohtë do të ndiheni shumë më mirë.

Pikat e pulsit arterial janë zonat ku enët e gjakut afrohen më shumë me sipërfaqen e lëkurës.

Gjaku rrjedh në artierë nga zemra, kështu që nëse ato ftohen me ujë të ftohtë, temperatura e trupit do ta ulët, shpjegojnë ekspertët.

Ata theksjonë gjithashtu se nëse i lagim me ujë të ftohtë kyçet e dorës ose kyçet e këmbës para se të biem në gjumë ne do të flemë më lehtë.

Përdorni nenexhik për t’u freskuar

Dihet se nenexhiku, veç vetive të tjera, i jep lëkurës një ndjenjë freskie dhe përdoret në djegiet e lehta dhe acarimet e lëkurës. 

Vaji esencial i mentes me cilësi të mirë mund të ndihmojë në uljen e temperaturës. 

Nenexhiku përmban mentol, një substancë që aktivizon receptorët nervorë që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Një recetë alternative që mund të provoni është një fërkim i lehtë në qafë.

Edhe pse nuk është një praktikë që në fakt ul temperaturën e trupit, ajo ofron një ndjenjë freskie që mund t'ju bëjë të ndiheni shumë më rehat.

Preferoni frutat me përmbajtje të lartë uji

Ndonjëherë kur është shumë vapë, nuk kemi oreks për të ngrënë. Por, ngrënia e një propocione të vogël çdo një orë është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nivelet tuaja të energjisë të mira dhe për të shmangur dehidratimin. 

Një zgjedhje e zgjuar janë frutat dhe perimet si shalqiri, pjepri dhe kastraveci të cilat nga njëra anë janë të pasura me lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë  shumë ujë .