Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

29 Mars 2024, 15:29 / JETË ALFA PRESS

Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë të mira në këtë periudhë për të grumbulluar të ardhura dhe për të arritur suksesin financiar.

Jupiteri dhe Venusi janë planetët që lidhen me paranë sepse kanë të bëjnë me begatinë. Jupiteri ose planeti i fatit udhëheq Shigjetarin dhe në sistemin e dikurshëm, edhe Peshqit. Ai përfaqëson fat, sukses, begati dhe zgjerim ndërsa Afërdita që drejton Demin dhe Peshoren vlerëson dashurinë, luksin, përfitimet materiale dhe burimet financiare. Në varësi të pozicionit të tyre, shenja juaj e zodiakut mund të jetë drejt rrugës për të përfituar financiarisht. Lexoni artikullin për të mësuar nëse  jeni një prej të preferuarave të planetëve.

Demi

Duke parë kalimet e planetëve përgjatë muajve të shkuar, ka disa shenja zodiaku që do të kenë përmirësim të të ardhurave dhe Demi kryeson listën. Jupiteri hyn në shtëpinë e dytë që përfaqëson paranë, financat, talentin dhe vlerat. Kalimi ndodh vetëm një herë në 12 vjet dhe sjell një përmirësim të dukshëm në aspektet e lidhura me paranë.

Fati dhe paraja do të vijnë në rrugën e Demit, por do duhet që edhe ai t’i ndjekë. Gjithashtu duhet të mendojë për vlerën e kohës së tij kur përcakton pagesat monetare dhe mund të kërkojë edhe rritje page. Këto biseda duhet të bëhen sa më shpejt, sidomos me kalimin e Jupiterit në shenjën e Binjakëve që udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit në muajin maj. Është një shenjë që të flasë qartë dhe pastër për të marrë atë që meriton.

Virgjëresha

E ardhmja do të jetë shumë e fuqishme për Virgjëreshën me hyrjen e Afërditës në shtëpinë e tetë dhe të Jupiterit në të dhjetën. Lëvizjet e tyre do të sjellin ndryshime të mëdha në karrierën e tyre dhe shumë sukses financiar. Kalimi i Jupiterit në shtëpinë e dhjetë do të ndihmojë me përparimin në karrierë dhe kontaktet ndërsa Afërdita sjell mbështetje dhe burime financiare.

Puna e palodhur e Virgjëreshës dhe përkushtimi do të shpërblehen nga ana materiale. Virgjëreshat që kanë vendosur në pikëpyetje rezultatet e punës së tyre përgjigjja është e qartë: përpjekjet do të jenë shumë të frytshme. Duhet të mendojnë për një rritje page ose ngritje në detyre. Do të ndihen shumë të pasura, si nga ana materiale edhe shpirtërore sepse mund të bëni rregullime në shtëpi apo të merrni një makinë.

Akrepi

Jupiteri hyn në shtëpinë e tetë që përfaqëson çështjet monetare që lidhen me Akrepin, partnerin dhe familjen e tij. Mund të vërejnë një rritje të papritur në financat e përbashkëta sepse partneri mund të përfitojë para apo të vijnë edhe nga burime të papritura dhe marrëveshje që më në fund realizohen.

Edhe pse Akrepi e ka të vështirë të pranojë ndihmë dhe mbështetje, është momenti të shijojë këto momente, edhe pse nuk vijnë nga përpjekjet vetjake. Lëvizja e Jupiterit mud të sjellë edhe një shndërrim personal. Kjo mund të manifestohet me një ngritje në detyrë, sukses në një punë prej së cilës është përpjekur të përfitojëi para kështu që shumë shpejt mund të shijojë disa kënaqësi të vogla.

 

ide