Lajm i trishtë! Ndërron jetë studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur elbasanas, Astrit Bishqemi!

6 Janar 2025, 23:35 / JETË ALFA PRESS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë studiuesi dhe shkrimtari i

Është ndarë nga jeta shkrimtari, studiuesi, publicisti, pedagogu i mirënjohur elbasanas, Astrit Bishqemi.

Astrit Bishqemi lindi më 18 Korrik 1943 në Elbasan dhe rrënjët e tij i kishte nga një familje mjaft patriotike. Që në fëmijëri ishte i dashuruar me shkrimin dhe edukimin. Kështu ai e nisi profesionin e dashur të mësuesit që në moshë mjaft të re.

Astrit Bishqemi mbanë titujt: “Mësues i Merituar” , “Profesor i Asociuar” dhe "Doktor i Shkencave Humane." 

Ai filloi punë si mësues që në moshën 13 vjeçare. Koha në të cilën ai filloi punën në arsim e pranonte këtë talent që më vonë shfaqi më shumë aftësi në fushën e shkrimit dhe të letërsisë për fëmijë.

Në kohën që ai punonte më pas u detyrua që të kryente shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe më pas Institutin në Shkodër, dega Matematikë – Fizikë.

Si mësues Astrit Bishqemi punoi për shumë vite në Dumre, Librazhd, Peqin, Elbasan dhe, që nga viti 1981 ishte pedagog (i jashtëm e më pas efektiv) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Sikurse e thamë Astrit Bishqemi kishte pasion letërsinë. Ishte letërsia për fëmijë, ajo që e ushqeu vetë vrullin e tij letra e krijues e kështu ai më pas kreu edhe studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi, po në qytetin e lindjes Elbasan.

Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i letërsisë për fëmijë, që në fondin e tij krijues ka me dhjetra tregime, romane, novela, përkthime, skenarë për filma, si dhe autor e bashkautor i teksteve mësimore të letërsisë për fëmijë etj.

Më pas ai studioi dhe paraqiti studime të shumta në fusha të ndryshme letrare, ku më i efektshëm dhe mjaft dominues ishte vëllimi i tij studimor e gjithëpërfshirës “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”. Ai ka publikuar dhe mjaft libra të tjerë, të cilët janë vlerësuar shumë.

Për këtë autor janë botuar dhe dy monografi: “Astrit Bishqemi – Krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj” nga Dr. Rudina Alimerko (Vlorë), si edhe “Talent dhe përvojë krijuese e shkencore – Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”. Faik Shkodra (Prishtinë).

Tituj dhe Nderime

Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”.

Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull. Ai është një vlerë e pakontestueshme krijuese në shumë zhanre dhe me shumë vlera, është një model qytetari elbasanas e më gjerë.

Novela

1. Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) - Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972

2. Tregim për nënën trimëreshë - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974

3.  Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4]

4.  Partizani fotograf - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980

5. Një verë plot ngjare - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[5]

6.  Kur çelnin livarëzat e arrës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984

7.  Epitafi dinak - botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove - Sh.B. ERIK, Tiranë 2009

8.  Burgu i qelqtë - Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002

9.  Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 2009

10. Zezona e qumështit - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996

11. Për një gotë çaj - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004

12.  Kacafytja me ujkun (novela, tregime, skica, gazmore) - Sh.B. Rozafa, Prishtinë 2018

Vëllime me tregime e përralla

1. Detyra - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974

2. Celësi i depos - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1976 [6]

3. Gëzofi i Tokës (Tregime Fantastiko Shkencore) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1977 [7]

4. Kallëzimet e kokrrizave te breshrit (tregim shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 [8][9]

5. Fidani i dardhës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978

6. Drugdhendësi i vogël - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978

7. Libri i grisur - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984

8. Trimëria - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1985

9. Dhëmbët e ujkut - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 [10]

10.Kur nisa rrugën e shkrimeve - Sh.B. Onufri, Tiranë 1997

11.Thesi i gjallë - Sh.B. Toena 1998 [11][12]

12. Gjyshër e nipër - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001

13. Si ia hodhëm kompjuterit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002

14. Papuçe për princ Pison - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003

15. Shtëpiza ime, përralla e kallezime diturake - Sh.B. Silver, Elbasan 2003

16. Maçoku me celular, Një pëllëmbë me përralla - Sh.B. Erik, Tiranë 2004 [13]

17. Kallëzimet e Kaltrit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006

18. Mali i Vashës (tregime) - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2012[14]

19. Djali i zgjuar dhe vajza e bukur (tregime e përralla) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013

20. Përralla Elbasani 1 – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2013[15]

21. Përralla Elbasani 2 të ritreguara - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013

22. 10 Rrëfenja të arta / Udhëve të Europës… duke u vënë veshin gojëdhënave të tyre – ERIK BOTIME, Tiranë 2020

23.  Vepra I : Gostia e Arushit [Prozë e vargje të zgjedhura për fëmijë (e prindër)] – Shoqata ADE, Shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022

24. Vepra II : Magnetofoni [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e vegjël)]  – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022

25. Vepra III : Njeriu dhe Djalli [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e mesëm)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022

26. Vepra IV : Ai që ndali Diellin... [Tregime të zgjedhura për moshën e lartë shkollore] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022

27.  Vëllai i Abetares (bashkautor me Xhevat Sylën) - ERIK botime, Tiranë 2022

28.  Izi, qeni shpëtimtar (tregime) - ERIK botime, Tiranë 2023

Romane

1. Me vështrimin lart - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1986

2.  Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1987; Ribotuar nga Sh.B. Sejko, Elbasan 2000 [16]

3.  Zemër, o bir! - Sh.B. Flesh, Tiranë 1999

4.  Fustanet e dallëndysheve - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003

5.  Kronikë me tank - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004

6.   Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [17]  

7. Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [18]  

8. Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [19]  

9. Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe... maja) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007  [20] 

10. Si u rrit një poet - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011; Ribotuar me titull Dallgët e Këngës - Sh.B. Vatra, Shkup 2015

11. Shën Grushti / Gazmorë ndaj virusit të pabesë (Roman për adoleshentë) - Sh.B. JONALDA, Tiranë 2020

12. Normalistët / Roman për moshën e lartë shkollore - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2022

Shqipërime, përshtatje, poezi etj. 

1. Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim), - Sh.B. Onufri, Elbasan 1993, ribotuar Sh.B. Mësonjtorja, Tiranë 2003

2.  Xhani Rodari: Pinoku dinak - Sh.B. Kristoforidhi, Elbasan 1993

3.  Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (Roman) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007

4. Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002

5. Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002

6. Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002

7.  Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (Roman) - Sh.B. Silver, Elbasan 2003

8.  Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo më 1908, sjellë në gjuhën e sotme) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë T.2007

9.  Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2007

10. Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007

11. Rebi Alikaj: Përse oktapodi nuk ka eshtra - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2009

12. Mark Tuein: Aventurat e Hakëlberfinit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016

13.  Paskam lindur më parë se gjyshi?! (vjersha) - Sh.B. Erik, Tiranë 2017

14. Francoise d’Eaubonne: Një nëndetëse e Hapësirës / Roman fantastiko-shkencor (përkthim nga Frëngjishtja) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2021

Tekste të letërsisë për fëmijë dhe studime

1.  Gazmore 300 e ca... buzëqeshje sa ? Toena, Tiranë 1996 [21]

2. Letërsia për fëmijë (pjesa  II: Komentar) / Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – “ELBASANI 2000”, Tirane 1998; rishtypje: Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! - Sh.B. Erik, Tiranë 2011

3. Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005

4. Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005

5.  Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… - Sh.B. Sejko, Elbasan 2007

6.  Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2009

7. (Astrit Bishqemi & Migena Arllati): Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886-2017 [Botimi i dytë i leksikonit të vitit 2009, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- Shoqata e intelektualëve “Jakova”,  Prishtinë 2017

8.  Tragave të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011   

9. (Astrit Bishqemi, Shpëtim Haxhihyseni): Simbol i punës dhe i korrektësisë (monografi për Ibrahim Ibrushin) - Sh.B. Shpresa, Tiranë 2012

10.  (Iliaz Gogaj, Astrit Bishqemi): Sulë Harri, kalorës i arsimit shqiptar (botimi III, i pasuruar e i përmirësuar) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013

11. Braktisja e happy end-it - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2014

12. Misionarë të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2014

13. Elbasani ndër vite për librin - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016

14. Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë – Albtipografia, Tiranë 2017

15.  Tomor Jolldashi në ravat e publiçistikës shqiptare (monografi) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017

16.  Arritje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017

17.  (Astrit Bishqemi, Dije Demiri-Frangu, Xhahid Bushati, Sabit Jahja, Veli Veliu): Dritë Ruhani, Udhëtimi krijues përmes dy linjave - SAS, Prishtinë 2021

18. Buzëmbrëmje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023

19. ELBASANI e rrethina (miniguidë) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023

Bashkautor në tekste të arsimit bazë

1.  Edukata morale dhe politike, 5 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.

2. Edukata morale dhe politike, 6 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.

3. Edukata morale dhe politike, 7- Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.

4.  Edukata morale dhe politike, 8 - Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.

5.  Të njohim historinë e popullit tonë, 4  - Libri Shkollor, Tiranë 1990, 1994; Istoria na Albania: Tiranë 1994; ETMM, Prishtinë 1994

6.  “Libri – miku më i çmuar i fëmijëve" (Doracak bibliografik) - botim i Fondacionit ECE – Elb.2000

7.  Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar nga ai i vitit 1990) - Libri Shkollor, Tiranë 2000 etj.

8.  Gjuha shqipe, 7 - Morava,  Tiranë 2006, 2007; SHKRONJË PAS SHKRONJE, Tiranë 2008

9.  Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

10.  Dua të lexoj 3 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

11.  Dua të lexoj 4 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

12.  Dua të lexoj 5 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

13.  Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

14.  Xixëllime letrare 7 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

15.  Xixëllime letrare 8 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

16.  Xixëllime letrare 9 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011

17.  Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2012

18.  Autor në tekste universitare

19.  Letërsia për fëmijë (pjesa I: Teoria) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1997

20.  Letërsia për fëmijë (pjesa III: Nëpër botë) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1999

21.  Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001

22.  Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1997-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004

23.  Histori e letërsisë botërore për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1999-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006

24.  Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 2001-shit, me pak ndryshime] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004

25.  Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj [Botimi i tretë i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- DY LINDJE DHE DY PERËNDIME, Tiranë 2008

26.  Histori e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj [Botimi i katërt i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i pasuruar rishtazi]- ShBLSh e RE, Tiranë 2014

27.  Skenarë Filmash

28.  Vajza me pata - Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë 1975 [22][23]

29.  Bashkautor në skenarin e filmit dokumentar për të rritur “Poema e çelikut”, 1975.

30.  Monografi kushtuar Astrit Bishqemit

31.  Prof. dr. Faik Shkodra: Talent dhe përvojë krijuese e shkencore (Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”)- “Rozafa”, Prishtinë, 2018

32.  Dr. Rudina Alimerko: ASTRIT BISHQEMI – krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj – “Europrint”, Vlorë, 2019

33.  Ibrahim R. Ibrushi: Një jetë e tërë kushtuar letërsisë për fëmijë e të rinj - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023/Alfapress.al

Alfapress.al, shpreh ngushëllimet e sinqerta, familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe!

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128