Nga qentë te elefantët: Fenomeni i kafshëve që “shijojnë” pamjen e detit

Shumë kafshë, nga qentë te elefantët, mund të qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohe, pa lëvizur, duke parë drejt horizontit të detit, sipas “ScienceDirect”.
Shkencëtarët mendojnë se kjo sjellje është një kombinim natyral i kureshtjes dhe perceptimit, duke i ndihmuar kafshët të marrin informacion për mjedisin e tyre dhe ndoshta të reduktojnë stresin – e ngjashme me njerëzit që “gjejnë paqe” duke parë detin – por çfarë thonë shkencëtarët?
Hulumtimi “Vëzhgimi i kafshëve dhe njerëzve: qentë e drejtojnë shikimin e tyre drejt informacionit biologjik në peizazhet natyrore”, u krye në Universitetin e Helsinkit, Finlandë.
Studimi analizon sesi qentë ndjekin përmes shikimit peizazhet natyrore.
Kërkime mbi kuriozitetin dhe perceptimin
Shkencëtarët e sjelljes së kafshëve kanë zbuluar se kurioziteti është një motivues i fuqishëm tek kafshët, dhe jo vetëm tek njerëzit.
Këto sjellje të shikimit të thellë drejt diçkaje që nuk sjell përfitim të menjëhershëm mund të lidhen me mënyrën se si kafshët përpunojnë informacionin në mjedisin e tyre — duke vlerësuar vendndodhjen, rrezikun ose thjesht duke marrë “të dhëna perceptive” për atë që ndodh rreth tyre.
Deti, me horizontin e tij të pandërprerë dhe valët ritmike, ofron një pamje vizuale të qetë dhe të madhe – ku nuk ka rrezik të menjëhershëm si grabitqarë apo pre të fshehur.
Kjo mund të lejojë kafshët të ndjekin stimuj vizualë të largët pa u shpërqendruar nga objekte të shumta përreth.
Edhe pse nuk ka ndonjë hulumtim specifik që identifikon pse kafshët e vështrojnë detit për te gjetur qetësi, sjellje të ngjashme te kafshët shpesh shoqërohen me vlerësimin e mjedisit për siguri dhe strategji orientimi, dhe jo domosdoshmërisht me të njëjtat emocione që përjeton njeriu.
Sjellje vizuale te gjitarët tokësorë
Studimet mbi gjitarë si qentë tregojnë se kafshët e drejtojnë vështrimin e tyre drejt objektit më interesant apo më informues në mjedis – shpesh kafshët që shohin figura të tjera të gjalla shohin më gjatë se sfondet pa lëvizje.
Kjo do të thotë që një horizont i gjerë, si ai i detit, mund të jetë një stimul i qartë dhe interesant për një vëzhgim të qetë.
Kafshët e perceptojnë mjedisin ndryshe nga njerëzit. Shumë specie përdorin jo vetëm shikimin por edhe dëgjimin, nuhatjen dhe ndjesitë e tjera për të “lexuar” botën rreth tyre – veçanërisht në një habitat si deti.
Përvojat e kafshëve nuk janë identike me njerëzit. Termat si “qetësi” apo “relaksim” tek njerëzit lidhen me emocione më komplekse.
Megjithatë, për kafshët, të qëndruarit duke parë horizontin – më shpesh lidhet me informacione mjedisore, orientimin dhe vlerësimin e rrezikut, dhe jo nevojën psikologjike siç ndodh me njerëzit.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128