Para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllav më 1982 arriti t’i thotë policisë gjermane/ Zbulohen pjesë nga dosja e ish-Sigurimit për Jusuf Gërvallën, shënimi që la veprimtari nga Kosova

18 Shkurt 2025, 13:18 / JETË ALFA PRESS

Para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllav më 1982 arriti

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dr. Gentiana Sula, uroi dje 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me publikimin në rrjete sociale të një shënimi të Jusuf Gërvallës, politikan, shkrimtar, muzikant dhe themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në vitet ’80, që u vra nga ish-shërbimi sekret jugosllav, një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë.

“Kur një popull pret diçka, kjo do të thotë se në thellësi të tij ai e mbrun atë që pret. Edhe sot e kësaj dite, Jugosllavia vazhdon të mos e marrë parasysh një nga kërkesat themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara: të drejtat njerëzore. Për më tepër, ajo mohon të drejtën për informim, ndonëse e propagandon me të madhe. Natyrisht, për këtë shpërfillje, ajo ka arsyet e veta të forta. Brenda kufijve të saj bashkëjetojnë disa kombe dhe kombësi, interesat e të cilëve nuk përputhen me ato të Federatës Jugosllave, të cilën e mbajnë në këmbë kryesisht serbët hegjemonistë”, shkruan Gërvalla. “Njohja dhe respektimi i të drejtave të garantuara nga Karta e OKB-së do të ekspozonte politikën e hegjemonizmit serb dhe do të përshpejtonte procesin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave, e cila përbëhet nga gjashtë republika dhe dy krahina të ashtuquajtura autonome”, shkruhet në një dokument që është pjesë e fashikullit për të që ndodhet në arkivin e ish-Sigurimit.

Suzana u njoh me dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit kishte grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani gjatë viteve ’80. Më 17 janar të vitit Kadri, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, vdesin në vendin e ngjarjes, Jusufi më vonë. Këto të dhëna janë të dokumentuara edhe në arkivat e ish-Sigurimit. Historia e tyre dhe shumë të tjerëve lidhet me sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Pavarësisht periudhës së errëta të komunizmit shqiptarët kanë mbajtur gjallë lidhjen e pandashme të dashurisë dhe unitetit me njëri-tjetrin”, shkruan Sula.

Jusuf Gërvalla ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Ka qenë themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Lindi në Dubovik, në komunën e Deçanit. Shkollimi i lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Pasi mbaron shkollën e mesme në Pejë, regjistron fakultetin në Prishtinë. Ndërkohë fillon të punojë në Teatrin e Kosovës, si pëshpëritës. Në këtë cilësi, më 1969, bashkë me Trupën e Teatrit shkon në ndëshkimoren e Nishit për të shfaqur para të burgosurve dramën e njohur “Duke pritur Godonë”. Jusufi shfrytëzon rastin për t’u dërguar burgosurve politikë këtë mesazh: “Mbahuni e mos u mërzitni, nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi me ju. E ardhmja është jona. Liria po vjen”.

Mirëpo, me t’u kthyer kupton se letra kishte rënë në dorë të policisë. E marrin në pyetje, bëjnë presion mbi të dhe për pasojë e heqin nga puna. Më 1971 punësohet në Shkup, si përkthyes në “Flakën e vëllazërimit”. Më 1973 fillon të punojë në “Rilindje”, ku më 1978 bëhet redaktor i faqes për radion dhe televizionin. Ishte këngëtar me emër në estradën e Kosovës. Më 1975 botoi përmbledhjen e parë “Fluturojnë e bien”, më 1978 “Kanjushë e verdhë”, më 1979 “Shenjat e shenjta”. Ndërkaq, romanin e parë “Dy florinj të një dashurie” e shkroi më 1975, por nuk u botua. Edhe romani tjetër “Rrotull” u botua vetëm pasi e vranë. Gjithashtu, pas vdekjes u botua edhe drama “Procesi”. Një nacionalist i zëshëm, hyri në radarin e Policisë sekrete jugosllave, duke u shtyrë që të kërkonte azil në Gjermani ku themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës që më pas u nda në dy fraksione Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të mbramin e kryesonte Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dr. Gentiana Sula, uroi dje 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me publikimin në rrjete sociale të një shënimi të Jusuf Gërvallës, politikan, shkrimtar, muzikant dhe themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në vitet ’80, që u vra nga ish-shërbimi sekret jugosllav, një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë. Gërvalla. Në mërgim Jusufi merret aktivisht me publicistikë. Do të ndihmojë në nxjerrjen e gazetës “Bashkimi”, më vonë të gazetës “Liria”.

Në gusht të vitit 1980 nxjerr gazetën “Lajmëtari i Lirisë” (tre numra). Më 1 tetor 1981 nxjerr gazetën “Zëri i Kosovës” (dy numra). Në verë të vitit 1980 bie në kontakt me një grup të organizuar ilegal në rrethin e Deçanit, konkretisht me Ismail Haradinajn nga Gllogjani. Këtij grupi Jusuf Gërvalla i dërgon materialet e organizatës dhe njëherësh disa qindra kopje të gazetës “Lajmëtari i lirisë” dhe përmes tij formon Komitetin e LNÇKVShJ-së për Komunën e Deçanit. Plagoset në atentatin e 17 janarit 1982 dhe vdes pas katër orësh në spitalin e Heilbronit. Më 18 janar 1982 Jusufi bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe Kadri Zekën u vranë nga shërbimi sekret Jugosllav në lokalitetin Untergruppenbach pranë Shtutgartit në Gjermaninë Perëndimore asokohe.

Jusuf Gervalla para se të vdesë, arriti t’i thotë policisë gjermane: “Neve na vrau UDB-a jugosllave”! Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht, shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjët, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonat), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrje-dalje etj.).

Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi. Pasi është analizuar dosja, është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve, eliminuesve të gjurmëve të mundshme etj. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat dhe telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi ishte që jo vetëm të fshihen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh mes përfaqësuesve të nëntokës etj. Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës.

Vepra letrare e Jusuf Gervallës nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembullor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 nga Sabri Hamiti. Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore. Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para – “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”. Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri”.

Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë “jeta”. Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe./Panorama

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128