Parashikimi i motit për datën 22 shtator 2022

22 Shtator 2022, 07:15 / JETË ALFA PRESS

Parashikimi i motit për datën 22 shtator 2022

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Po ndodh...