Promovohet ‘Pisa, teste për shkencën’, libri me bashkautorë proferorët Et’hem Ruka e Mareglen Spiro

5 Mars 2025, 15:10 / JETË ALFA PRESS

Promovohet ‘Pisa, teste për shkencën’, libri me

Një libër i veçantë, i titulluar “Pisa – Teste për shkencën, botuar nga MediaPrint u promovua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Libri me bashkautorë Profesorët Ethem Ruka, Mareglen Spiro dhe Elsa Imeri sjellin këtë vepër me karakter didaktik, që lidhet me testet dhe përpilimin e tyre, brenda programit Pisa, një program ndërkombëtar vlerësimi për fëmijët 15 vjeçarë në shkencë, matematikë dhe lexim.

Profesor Et’hem Ruka nënvizoi rëndësinë e këtij botimi, me teste të prodhuar, ndërsa deri tani janë përdorur teste të përkthyera nga jashtë. "Deri tani është punuar me teste të deklasifikuara të marra të gatshme jo se nuk ka materiale.Materiale të tilla ka përgatitur Shqipëria, Maqedonia, Kosova, por mendoj se ky lloj vlerësimi është një filozofi më vete.Unë nuk kam pasur shumë njohuri e kam dëgjuar por nuk kisha shumë njohuri për përmbajtjen e tij për mënyrën sesi bëhet kontrolli dhe mbi të gjitha edhe për sedrën kombëtare ku ndodhet sistemi arsimor në raport me sistemet e tjera arsimore.Lexova shumë krijova bindjen e plotë se cila është filozofia e këtij vlerësimi.Ky është një projekt shumë i madh i cili më ka ngacmuar si punonjës i arsimit dhe u mundova të jap kontributin tim modest bashkë me kolegët e mi për të hartuar një botim të kësaj natyre me teste të prodhuara nga vet ne në mënyrë që nesër vet mësuesit shqiptar duhet ti kontrollojnë njohurit mbi filozofinë e këtyre vlerësimeve", tha profesor Et’hem Ruka.

Akademiku Mareglen Spiro e quajti botimin një punë të vogël në shërbim të shkollës, që vendi ynë të renditen sa më mirë në rang ndërkombëtar. Sipas tij, përmbledhja e tre autorëve, është e arrirë për mjedisin shkollor shqiptar dhe nivelin e nxënësve.

"Jam përpjekur që të punoj me përkushtim duke ndjerë peshën e përgjegjësisë në mënyrë që të nxjerrim një përfundim të denjë për gjëndjen aktuale të mësuesve,nxenseve dhe të shkollës në Shqipëri dhe që të mund që ky libër të kontribuojë në pasqyrimin e kësaj të vërtete në testin e përgjithshëm që do të bëhët europian", tha akademiku Spiro.

Botimi përmbledh teste mësimore në biologji, fizikë, shkencat e tokës dhe kimi. Alda Bardhyli, drejtorja e qëndrës Kombëtare e Librit dhe Leximit vlerësoi librin PISA dhe tha se do të jetë një ndihmë e madhe për studentët.

"Sa here qe ne kete hapsire promovohet nje liber aq me teper per libra qe kane te bejne me arsimin per ne eshte një kënaqësi e vëcante pasi kemi nevoje për botime të tilla për botime që rrisin nivelin e shkencës shqiptare", tha drejtoresha Bardhyli.

Libri ‘Pisa’ mori vlerësim edhe nga profesorë dhe përfaqësues të ministrisë së arsimit që ishin pjesmarrës në promovim. Programi Ndërkombëtar I Vlerësimit të Nxënësve është një vlerësim që bazohet tek aftësitë dhe jo në kurrikul ndaj bashkëautorët ftojnë nxënësit për të matur aftësitë e tyre.