QKLL prezanton jurinë e Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë

21 Maj 2025, 13:14 / JETË ALFA PRESS

QKLL prezanton jurinë e Fondit të Krijimtarisë Letrare për

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri të ditur emrat e anëtarëve të jurisë së Fondit të Krijmtarisë Letrare për Fëmijë. Ata janë: Albert Gjoka, Irena Prici dhe Flori Kasaj.

Çdo vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet 3 autorë shqiptarë që shkruajnë në këtë gjini. Fituesit do të shpallen në muajin qershor, që është konsideruar dhe si muaji i letërsisë për fëmijë.

QKLL ka si synim mbështetjen e letërsisë shqipe për fëmijë, e cila është e lidhur drejtëpërdrejtë me edukimin dhe vazhdimësinë. Aplikimet për të përfituar nga ky fond, u mbyllën ditën e djeshme (20 maj 2025) në ora 16:00.

Thirrja iu drejtua autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit, i cili ka kryer aplikimin duke qenë i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

 

Po ndodh...

ide