Si të bëni para me shishet e verës që mund t’i gjeni edhe në marketin e lagjes!

25 Qershor 2022, 18:03 / JETË ALFA PRESS

Si të bëni para me shishet e verës që mund t’i gjeni

Investimi në shishe verë konsiderohet si një investim fitimprurës dhe shpërblyes në kohë. Imagjinoni nëse keni në shtëpinë tuaj një verë që është prodhuar para 10 apo 15 viteve. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ajo shishe verë kushton.

Skenari më i keq i këtij investimi: Mund ta pish vetë verën që ke konservuar!

Gjithsesi, nëse ke në plan të bësh para duke investuar në shishe verë, duhet të vësh mënjanë preferencat e tua të konsumit e të fokusohesh te disa lloje verërash që kanë potencial për t’u shtrenjtuar me kalimin e kohës. Duhet gjithashtu, më së shumti që të mos e prekësh verën në të cilën po investon.

Përgatitu të presësh 6-10 vite

Vera nuk është një investim me kthim të shpejtë. Njëherë qe investon, përgatitur të presësh si minimum 5 vite para se të fillosh të shesësh. Nëse dëshiron të ndërtosh një portofol  investimi me kohë të shkurtër, duhet të hedhësh shumë para pasi duhet të blesh verëra të shtrenjta të cilat kanë treg më shumë dinamik.

Qëndro i fokusuar dhe bli shishe nga kompanitë e njohura për cilësinë e tyre

Shishet e kompanive të njohura janë ato që mund të blihen për qëllim investimi pasi e kanë dhënë provën e tyre përgjatë dekadave dhe kanë dëshmuar se janë shishe që duhen pasur në qilarët e verës.

Bli nga ato shishe verë që kanë paketim origjinal

Arkat e paketimet origjinale vlejnë më shumë me kalimin e kohës. Blerësit janë të gatshëm të paguajnë më shumë nëse shishet e verës kanë paketimin origjinal me kalimin e kohës. Kjo krijon besim më shumë te cilësia e saj.

Mos u frikëso që të paguash edhe për shishe të markave të këqija

Sa më e rrallë të jetë vera, aq më shumë njerëzit kanë të gatshëm të paguajnë “aq sa duhet”, veçanërisht nëse këto verëra vjetërohen. Sa më e vjetër që bëhet vera, më pak shishe ka në qarkullim. Ndër të tjera, verërat më të mira në botë janë prodhuar në sasi të vogla, 100, 200, 500 apo 1000 arka. Këto janë sasi të vogla në krahasim me kërkesën që ka në botë për verë.

Vendosi shishet në një ambient të përshtatshëm sa i përket temperaturës e lagështisë

Investimi në një ambient të vogël ku kontrollohet temperatura dhe lagështira është një çmim i vogël që duhet paguar krahasuar me vlerën e asaj që mund të përfitohet nga koleksionimi i verës./ SCAN

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128