S*ksi oral në rritje, gjinokolugu i njohur ngre alarmin: Kancer, raste të frikshme

29 Qershor 2022, 19:36 / JETË ALFA PRESS

S*ksi oral në rritje, gjinokolugu i njohur ngre alarmin: Kancer, raste

I ftuar në ‘Abc e Pasdites” ishte mjeku gjinekolog i njohur në Shqipëri, Shkëlqim Balili. 

Doktori gjatë bisedës u shpreh se sheh shumë perversione mes të rinjve të sotëm dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikoj jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.

“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar.”

Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:

“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”

Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral.

“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer.”

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128