Stili francez që po pushton ambientet e brendshme

29 Shtator 2022, 10:56 / JETË ALFA PRESS


Stili francez që po pushton ambientet e brendshme

I ka ardhur sërish koha stilit Art Deco. 

Mobiljet nga kjo periudhë e hershme janë gjithnjë e më tërheqëse për koleksionistët dhe dizajnerët, të cilët i kombinojnë ato me pjesët e mesit të shekullit dhe ato bashkëkohore për më shumë larmi.

Me format e hijshme gjeometrike ose të stilizuara, Art Deco pushtoi botën në vitet 1920 dhe 1930. Ishte një reagim kundër modeleve natyrore të Art Nouveau, i cili ishte popullor në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të.Por një vend e mban kurorën për Art Deco: Franca. Sepse ndryshe nga shumë vende të tjera, mobiljet franceze të Art Deco-s prireshin të prodhoheshin në mënyrë artizanale dhe jo në masë.

Mobiljet nga më të mirët prej tyre janë shumë të kërkuara dhe vetëm për ata me xhepat më të thellë.

Në tregun online të mobiljeve, kuratorja Carmine Bruno ka vërejtur një ringjallje të interesit për Art Deco, “pasi u eklipsua disi gjatë viteve të fundit nga popullariteti i vazhdueshëm i modernes së mesit të shekullit”.

“Art Deco francez nuk ishte një festë e prodhimit masiv, ishte një vazhdimësi e gjithë mjeshtërisë së shkëlqyer që ne e lidhim me antiket më të mira”, ka shtuar Bruno.

Por që tani ka një pamje të dekoratives dhe modernes bashkë.

Këtë e mbështet edhe Anthony Barzilay Freund.

“Nga njëra anë, bota e antikave, me format e saj të rrëmujshme, detajet luksoze dhe mjeshtërinë e shkëlqyer dhe nga ana tjetër, moderniteti, i cili mund të shihet përmes siluetave të zhveshura dhe qasjes së përparuar ndaj materialeve dhe funksionalitetit”.

Është ky modernitet i dukshëm, një ndikim i kubizmit, që është pjesë e apelit të Art Deco-s francez për koleksionistët dhe dizajnerët.

“Mobiljet me linjat e qarta dhe të pastra korrespondojnë me pritshmëritë e shumë entuziastëve që dëshirojnë të integrojnë një pjesë më të vjetër në ambientet e brendshme bashkëkohore”, ka thënë kuratori Gérald Remy

 

Këto mobilje po shfaqen tani në shtëpitë më të bukura.

 

 

Po ndodh...